BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x

Aktualitet

“Daily Mail” jehonë festës luksoze të shqiptarëve: Me makina të shtrenjta dhe flamuj kuq e zi (Foto)

“Daily Mail” jehonë festës luksoze të

"Daily Mail" i ka kushtuar artikull atmosferës që krijuan shqiptarët dje në Londër me rastin e Festës së Pavarësisë.

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit të tyre.

Pamjet dhe videot e shpërndara në internet tregojnë makina të shtrenjta "Audi", "Range Rovers" dhe "Porsche 4x4", të cilat shkaktuan trafik rreth Westminsterit, ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqeshin të mbanin nën kontroll trafikun e krijuar.

Në videot e publikuara nga "Daily Mail" vërehen burra dhe gra që valëvisin flamurin shqiptar, ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre, të cilat gazeta britanike i ka cilësuar si luksoze.

“Një 'Lamborghini Huracan' ngjyrë vjollce dhe një 'Mercedes G Class', të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £”, përshkruan me detaje "Daily Mail".

Diku tjetër, të rejat vishnin fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë.

Fishekzjarret e forta u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.