Delegacioni i Përhershëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s i kryesuar nga Mimi Kodheli mori pjesë në punimet e Forumit të 23-të Transatlantik Parlamentar zhvilluar si çdo fundvit në Uashington në datat 4-6 dhjetor 2023. Në punimet e forumit morën pjesë edhe deputetët Xhemal Qefalia, Bujar Leskaj dhe Bardhyl Kollçaku. Forumi organizohet nga Asambleja Parlamentare e NATO-s nën kujdesin e veçantë të Delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO që mirëpret delegacionet aleate nga Europa dhe Kanadaja për të diskutuar mbi sfidat globale të sigurisë. Rëndësi të madhe mori paneli kongresional, ku anëtarë të Kongresit të SHBA diskutuan mbi politikat amerikane në fushën e mbrojtjes, sigurisë, politikën e jashtme si dhe parashikimet për vitin e ardhshëm. Në takim u diskutua me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Mbrojtjes, ekspertë dhe ambasadorë lidhur me situatën në Ukrainë, Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me Kinën, si dhe bashkëpunimi me Europën, aleatët dhe partnerët.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë