Kisha e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas punonjësve të institucionit fetar, personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë te pagëzimorja e kishës.
Sipas tyre, kjo ndodh për faktin se mendohet se në kishë ka florinj. Kjo nuk është hera e parë që shkatërrohen objektet e kultit në Ersekë.
Policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.