BREAKING NEWS

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të asgjësuar armiqtë e tij, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta dhe zbulon ngjarjen e rëndë ku është implikuar edhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar
x
BREAKING NEWS

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali
x
BREAKING NEWS

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se t...

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,
x
BREAKING NEWS

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra aleancë me Dumanin për të goditur pushtetarët e lartë, gjurmim të parave të pista, llogarive bankare dhe sekuestrim pasurie, ja si britanikët do plotësojnë me materiale shtesë dosjet përvëluese...

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra
x
BREAKING NEWS

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja çfarë përmban projekti i Edi Ramës në bashkëpunim me Sali Berishën kundër SPAK dhe institucioneve të pavarura

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja
x
BREAKING NEWS

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, orari i punës do të jetë 09.00 me 15:30, do të ketë edhe shpërblime, ja kategoritë që përfitojnë

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x

Aktualitet

Dënim me burg? Vendimi i rëndë i prokurorisë për të ndaluar publikimin e të dhënave të nxjerra në “shesh” nga hakerat, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Unioni i Gazetarëve: Ky është një kërcënim!

Dënim me burg? Vendimi i rëndë i prokurorisë për

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për të ndaluar publikimin në media të të dhënave të botuara nga hakerat që kanë goditur sistemin TIMS dhe rrjetet e tjera të brendshme të institucioneve në vendin tonë.

Në deklaratë thuhet se përtej vendimit të prokurorit krijohet një situatë që vendos në situatë të vështirë editorin shqiptar të të gjithë spektrit multimedial.

Më tej theksohet se vendimi dhe paralajmërimi kërcënues për nisje hetimesh përbëjnë kërcënim për lirinë e informimit dhe krijojnë premisë të fortë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin informues.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehet kundër një praktike të tillë. Ky vendim prokurori nuk ka të bëjë me një çështje apo me një aspekt të veçantë sigurie, por tenton të përgjegjësojë ata gazetarë dhe media që përdorin informacionin “e derdhur publikisht nga “çezma” apo kompjuterat” e sabotuar të shtetit. Kjo masë nuk parandalon dhe as nuk mbron. Ky vendim, vetëm ndëshkon diçka tjetër, të drejtën profesionale që ka lidhje me lirinë themelore në shoqërinë tonë”, thuhet në deklaratë.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë pas vendimit Nr. 5430, të Prokurorit  të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vendimi i Prokurorit nuk mbron dhe as parandalon, por cenon lirinë informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është njohur me vendimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022 , për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Sipas këtij vendimi, Prokuroria ndalon publikimin e çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, që ka goditur të dhënat në sistemin shtetëror shqiptar.

Vendimi i prokurorit dhe përcjellja e njoftimit zyrtar edhe nga Policia e Shtetit, krijon një moment të ri mes së drejtës dhe lirisë së publikimit dhe informimit si dhe detyrimit për respektim të një vendimi të organit të prokurorisë.

Prej këtij vendimi krijohet një situatë që vendos në pozitë të vështirë, së pari editorin shqiptar të të gjithë spektrit multimedial.

Ky vendim dhe paralajmërimi kërcënues për mospublikim të asnjë të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik në mediat audiovizive, të shkruara, online, rrjetet sociale apo në formë të publikimit apo transferimit të të dhënave, le vend për diskutim dhe krijon hapësirë për ndikim censurues mbi mediat dhe gazetarët.

Vendimi i Prokurorisë është joshterues për parandalimin apo mbrojtjen e pretenduar, nëse do të marrim në konsideratë faktin se aktualisht në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet e online-t në rajon, po qarkullojnë dhe publikohen këto të dhëna pavarësisht vendimit të prokurorit dhe urdhërimit të Njësisë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, përfshirë edhe AMA-n dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë së pari, apelon për gjithë editorin shqiptar, për gazetarët dhe redaktorët e krejt spektrit multimedial në vend, të dëshmojnë përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë shërbimi publik. Të vlerësojnë si asnjëherë më parë, aspekte të informacioneve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe dëmtimin e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, UGSH vlerëson se vendimi i prokurorit të Prokurorisë Gjyqësore dhe paralajmërimi kërcënues për nisje hetimesh, përbëjnë në mos  një kërcënim të drejtëpërdretë,  padyshim të tërthortë, për lirinë e informimit, të fjalës dhe të raportimit. Krijon premisë të fortë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin informues.

Inkurajimi nga ana e Prokurorisë për përfshirje në këtë monitorim të disa institucioneve, enteve publike rregulluese dhe hetim të krejt spektrit multimedial dhe komunikimeve në rrjet, janë mundësi abuzuese për kontroll dhe survejim të mediumeve.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehet kundër një praktike të tillë. Ky vendim prokurori nuk ka të bëjë me një çështje apo me një aspekt të veçantë sigurie, por tenton të përgjegjësojë ata gazetarë dhe media që përdorin informacionin “e derdhur publikisht nga “çezma” apo kompjuterat” e sabotuar të shtetit. Kjo masë nuk parandalon dhe as nuk mbron. Ky vendim, vetëm ndëshkon diçka tjetër, të drejtën profesionale që ka lidhje me lirinë themelore në shoqërinë tonë.

UGSH mbështet institucionet ligjzbatuese në vend dhe kërkon prej tyre që në kushtet e një situate kaq alarmante, të pa ngjarë më parë, të kërkojnë dhe vendosin para përgjegjësisë ato institucione dhe ata individë që kanë detyrimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumentacionit apo informacionit zyrtar në vend.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë