BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Aktualitet

Drejtësia pësoi humbjen e madhe me largimin nga kjo botë të avokates së njohur/ Miqtë e saj prekin me vendimin që kanë marrë: Ata janë amaneti ynë, harxhuan gjithçka për kurimin e nënës

Drejtësia pësoi humbjen e madhe me largimin nga kjo botë të

Fëmijët e Denisa Dakës, avokates dhe mbrojtëses së të drejtave të njeriut, e cila ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rënde, kanë mbetur pa shtëpi.

Të gjitha kursimet e tyre dhe të ardhurat që kanë pasur, i kanë shpenzuar për ta mbajtur nënën sa më gjatë në jetë, nismë që u mbyll sot me largimin e Denisës nga kjo botë.

Për këtë arsye, miqtë e familjes kanë vendosur të hapin një ‘GOFundme’, në mënyrë që çdo njeri të kontribuojë për fëmijët që janë ende në moshë të mitur dhe kanë mbetur pa nënë e pa baba.

Drejtësia pësoi humbjen e madhe me largimin nga kjo botë të

Qëllimi është që çdo qytetar të bëhet familja e fëmijëve të avokates duke i ardhur në ndihmë me aq sa ka mundësi dhe dëshirë.

Nëse doni të kontribuoni KLIKONI KËTU

Denisa Daka, avokate dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut, veçanërisht e grave të dhunuara dhe në pamundësi financiare, u nda sot nga jeta, pas një sëmundje të rendë. Kurimi i Denisës i kushtoi familjes të gjithë kursimet. Sot dy fëmijët e saj, janë pa shtëpi dhe pa të ardhura. Denisa ishte një nënë shembullore dhe një bamirëse e pashoqe në profesion. Shumëkush ka ndjerë ndihmën e pakursyer të saj si avokate profesioniste e shkëlqyer, pa menduar për paratë, por vetëm për drejtësinë. Denisa ndihmonte çdo njeri të pamundur në procese gjyqësore, duke ofruar falas avokatinë e saj. Sot kjo grua e fortë nuk është mes nesh. Me punën e saj ajo rriti e krejt e vetme dy fëmijët e saj që ende janë në moshë të mitur, por Denisa e ndershme nuk i'a doli të linte së paku një strehë për ta. Ata sot janë pa shtëpi. Ata sot janë pa nënë e pa baba. Ata sot janë amaneti i një njeriu të ndershëm për të gjithë ne. Sot, është dita që t'i kthejmë asaj, atë që ajo bëri për njerëzit e pamundur, në nevojë e pa përkrahje. Kontributi financiar do lehtësonte sado pak dhimbjen e dy fëmijëve të saj, të mbetur jetimë dhe të vetëm, pa asnjë përkrahje. Të bëhemi bashkë e tu blejmë një shtëpi për të mos i lënë në mëshirë të fatit! Ne nuk nuk e zvendësojmë dot NËNËN Denisë, por ne mund të bëhemi FAMILJA e fëmijëve të saj!