Prokuroria Speciale (SPAK) po heton një numër të madh dosjesh. Në listë janë shumë emra që kanë filluar të mos e bëjnë gjumin e qetë këto ditë. Një nga këta është edhe Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). “Gropa thithëse” që vetëm shpërdoron taksat tona dhe shpërndan tenderë të dyshimtë është futur në filtër nga prokurorët specialë dhe sipas ekspertit të teknologjisë dhe Informacionit, Gent Progni që “qepi” dosjet për skandalet e saj, Karçanaj po tenton të arratiset drejt Kanadasë. Në një reagim në rrjetin e tij social” Facebook”, ai shkruan: Mirlinda, po arratiset drejt Kanadasë, Ermal Beqiraj drejt Sllovenisë . Gëzuar ditët e privatësisë së të dhënave personale!”. Eksperti i IT është thirrur në SPAK për të dhënë dëshmitë e tij në lidhje me denoncimet për skandalet e AKSHI. Para prokurorëve është paraqitur dhe Karçanaj. Ky kallëzim përfshin disa akuza të rënda, duke përfshirë vepra të mundshme si “korrupsioni pasiv”, “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash”.
Çfarë rrezikon Karçanaj?
Sipas kallëzuesit, ka pasur një menaxhim të dyshimtë të fondeve dhe tenderave nga ana e AKSH-it, me një vëmendje të veçantë tek disa tendera të mëdha që dyshohet se janë fituar nga vetëm disa subjekte tregtare. Këto tendera përfshijnë shuma të mëdha parash, të cilat sipas kallëzimit kapin vlera deri në 500 milionë euro. Po ashtu, Progni ka ngritur shqetësimin për mungesën e masave mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike, që çuan në ekspozimin e të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë nga sulmet iraniane. Ky rast shfaqet si një pikë kritike në luftën kundër korrupsionit dhe menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve shtetërore në Shqipëri. Hetimi nga SPAK mund të zbulojë detaje të rëndësishme dhe të ndriçojë më tej mbi këto akuza të rënda, duke përcaktuar përgjegjësitë dhe ndëshkimet e duhura nëse provat mbështesin akuzat. Progni ka kohë që zbardh skemat abuzime të Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit. Madje ai ka bërë thirrje vitin e kaluar që autoritetet shqiptare që të marrin masa për të siguruar jetën e tij dhe të familjes. Ai ka treguar se ka bërë kallëzim në komisariatin nr 4 në Tiranë për një pajisje gjurmuese që ishte instaluar në pjesën e pasme të makinës së tij. Kur u pyet në media për këtë ngjarje, ai theksoi: Dyshoj te denoncimet e mia për AKSH-in, Kadastrën dhe TIMS”.
Mesazhet e forta të ekspertit
Eksperti Progni ka paralajmëruar se do të çojë dosje tjetër me prova skandaloze për AKSHI-n. Ai zbuloi pak ditë më parë se ka plasur një luftë brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Progni ka publikuar një email ku tregohet se kanë plasur shkarkimet brenda AKSHI-t dhe aty shkruhet se ka zëra se këta personazhe që bëjnë punët e pista po shiten tek drejtësia e re nga vetë Karçanaj. “Drejtoresha po fillon të shesë sekserët, lufta në AKSH po merr përmasa të tjera…SPAK duhet të gjurmojë paratë, të zbulojë grupin e strukturuar të korrupsionit! Për t’i ndihmuar këtë javë do çoj dosje tjetër provash në SPAK!”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”. Gjithashtu ai thotë se një tjetër dosje e rëndë duhet të shkojë në SPAK. Sipas tij AKSHI po përdor energjinë elektrike që paguhet me taksat tona për prodhimin crypto miting. “Mendoj që SPAK duhet vënë në dijeni edhe për prodhimin crypto mining që bëhet nga AKSHI me energjinë elektrike që paguajmë me taksat tona dhe shkojnë te portofolet e Mirlindës dhe Ermal Beqirit!”, shkruan eksperti Progni. Kujtojmë se SPAK po heton gjithashtu edhe tenderin e AKSHI-t për abuzime me fondet publike lidhur me 1.7 milionë euro.