Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan duke kryer kontrolle të imtësishme në qytet, e ndërsa sipas mediave mësohet se aksioni ka nisur për kapjen e personave të shpallur në kërkim në të kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Akoma nuk kanë dalë në dritë detaje lidhur me persona të ndaluar apo arrestuar, e ndërsa kujtojmë se operacioni “Plumbi i artë” u finalizua pak muaj më parë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Nga 32 urdhër arreste në pranga përfunduan vetëm 9 prej tyre dhe 9 të tjerë ndodheshin pas hekurave për vepra të tjera penale. Nga ana tjetër për 14 personat që i shpëtuan aksionit të bujshëm, policia ka kryer disa kontrolle përgjatë muajve të fundit por pa rezultate pozitive. Mes emrave që kërkohen nga policia, janë edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur prej datës 10 gusht, Suel Çela edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.