BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Aktualitet

Inskenoi vrasjen e Liridonës/ Gazetari zbulon detaje nga ngjarja e rëndë në Prishtinë: Policia u bind për përfshirjen e burrit kur nuk fali xhenazen në varrim

Inskenoi vrasjen e Liridonës/ Gazetari zbulon detaje nga ngjarja e

Gazetari Ideal Gola ka zbuluar në emisionin “Dita Jonë”, detaje nga ngjarja që tronditi opinionin publik, ku Naim Murseli inskenoi një grabitje dhe pagoi një vrasës, për t’i marrë jetën bashkëshortes së tij Liridonës.

Ditën e djeshme, e ndjera është rivarrosur nga familja në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës, pasi Prokuroria Themelore pranoi të dielën në mesditë kërkesën e familjarëve për ta zhvarrosur.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe figura të larta politike të Kosovës. Sakaq, janë hedhur poshtë disa nga motivet të cilat dyshohet se kishin shtyrë Naim Murselin të organizonte vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.

“U përfol për një procedurë divorci që kishte nisur në vitin 2019 në Suedi, por vëllai i Liridonës dhe i ati i Naimit e kanë mohuar. Më pas familja e Liridonës ngriti dyshimet se kjo është bërë për një sigurim jetësor miliona euro, por nuk ekziston shuma prej 20 milionë euro që u përfol se mund të përfitonte Naimi pas vdekjes së bashkëshortes.”

Sa i përket kronologjisë së ngjarjes, Gola sqaroi se vrasja ka ndodhur pasi çifti kishin darkuar në një restorant, rreth 12 kilometër larg Prishtinës. Ajo që ka ngritur dyshime te policia ishin dëshmitë kontradiktore të Naim Murselit, por edhe sjellja e tij në ceremoninë e varrimit të bashkëshortes së ndjerë.

“Natën e vrasjes ata kishin vendosur të darkonin në Graçanicë, 12 km larg Prishtinës. Aty ka qenë edhe dorasi, autori Granit Plava që ka qëndruar i distancuar dhe ka ndjekur të gjitha lëvizjet e çiftit. Më pas u larguan duke shkuar drejt shtëpisë së tyre në shtëpinë luksoze në Prishtinë që Naimi sapo e kishte blerë. Zona njihet si fshati Bërnicë, një rrugë malore pa ndriçim dhe as kamera sigurie që e monitorojnë. Rrugë kryesisht e ngushtë dhe jo shumë e frekuentueshme. Granit Plava i maskuar ka dalë para veturës. Sipas dëshmisë së Naim Murselit e ka parë Liridona e para, që i ka kërkuar të ndalojë. Dyshimet e para të familjes së Liridonës janë shfaqur, sepse Graniti me maskë ka shkuar menjëherë të dera e pasagjerit, tek Liridona, jo nga shoferi. Sipas Naimit ka dhënë instruksione në suedisht që të ikin. Ai ka marrë fëmijët dhe ka thënë se pas disa metrave që ka bërë ka dëgjuar një krismë. Graniti i ka marrë jetën me një plumb në qafë Liridonës. Policia ka mbajtur në vëzhgim sjelljen e Naimit gjatë funeralit. Ka pasur disa rituale gjatë varrimit që ai nuk i ka kryer, që nuk është e zakonshme për një të afërm, siç është falja e xhenazes ku ai nuk ka marrë pjesë. Sjellje që ka rënë në sy të mediave dhe efektivëve.”