
Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

“Je ulli pa kokrra”, prona fut në sherr dy kunatat: Atë do ta marr edhe vëllain tënd do e lë

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Shkurt 2023

Maria dhe Amalia janë dy kunata që janë përballur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” për çështjen e një prone.
Bëhet fjalë për një arë në fshatin Senicë të Delvinës, ku trashëgimtarë janë Maria dhe vëllai i saj, i cili është bashkëshorti i Amalisë. Arsyeja pse të dyja janë në përballë njëra-tjetrës është se aktualisht prona është në emër të 4 personave të tjerë. Amalia akuzon Marian se ka qenë ajo që e ka bërë të kthehet nga Greqia dhe si pasojë, edhe është dhunuar. Më tej, ajo shton se pavarësisht kësaj, do të bëjë çmos që të marrë pronën dhe madje edhe do të ndahet nga bashkëshorti.
Në të vërtetë, sipas ligjit, Amalia nuk mund të marrë pronën e burrit në rast divorci, sepse atij i është lënë si trashëgimi nga prindërit dhe çfarëdo pasurie e dhuruar drejt njërit bashkëshort, nuk ndahet mes çiftit as me zgjidhjen e martesës.
Amalia e akuzon kunatën e saj, Marian se e ka rrahur për shkak të një prone. Amalia vijon më tej me akuzat ndaj kunatës duke i thënë se ajo ka ndërhyrë me falsifikime dhe ka blerë gjyqtarët. Maria nis të sqarohet dhe të tregojë anën e saj të historisë, por kunata e ndërpret vazhdimisht me akuza të tjera.
Por në fakt prona aktualisht nuk është në emër të Marias e as të vëllait të saj sepse 4 bashkëfshatarë e kanë përvetësuar.
Amalia: Nga ti jam rrahur vajzë!
Maria: Moj po zëre atë gojë, e thashë unë, ti nuk të pret, ti je ulli pa kokrra, e shoh unë ëktë punë. Më shqetësove shumë, të lutem. Shiko, dëgjo dhe pastaj vepro. Po e kam unë gabimin do ta mbaj unë gabimin.
Amalia: Maro, ti më prure, ti e ke fajin, ti më rrahe.
Maria: S’të kam vënë dorë jo.
Amalia: U bëtë të gjitha motrat e vëllezërit, për këtë mashtrim që bëre e më solle në television.
Maria: Vetë erdhe në televizion, me pahir s’të prura.
Ardit Gjebrea: Amalia, pse thua ti më rrahe?
Maria: Po kush të rrahu moj Maro të rrahu? O po qenka fare o Ardit!
Amalia: Po t’i shohësh duart e mia dhe këmbët unë jam pikë e zezë.
Maria: Moj zonjë zbërtheje gojën kush të rrahu?
Amalia: Po mos të më binte nga Greqia të më binte në pronë. Te ara jonë janë bërë dy ndërtesa. Për ato dy ndërtesa unë rrihem nga Maro.
Eni Çobani: Janë të Maros pra, janë të Maros. Maro nga i ke fituar këto prona?
Maria: Po përse rrihesh nga mua ti moj zonjë?
Amalia: Nga ti se ti më more në telefon, më the hajde.
Maria: Po s’të bëra keq moj, të bëra me pronë.
Amalia: Tani unë pronën do të ta marr.
Maria: Pronë ti s’ke atje, e kam emrin Maro, Maro e Dhimos, ara e Dhimos, jo ti po as shteti s’ka pronë atje.
Amalia: Moj kallogre, ç’janë këto që bën moj? Turp i Zotit! Unë pjesën e burrit tim do ta marr, do apo nuk do ti, edhe vëllain tënd do ta lë dhe pronën do ta marr.
Maria: Po të lë mo? Po kunata si nata, ta thashë! Më bën gjakun ujë!
Amalia: Po kunata si nata! Kur ke hall të ndihmon kunata.
Maria: Je e detyruar se ke vëllanë tim. Përse të kemi marrë?
Amalia: Ndaj më ke marrë, që të më shtypësh.
Eni Çobani: Po pse e ke marrë vërtet, për çfarë merret nusja? Se je nuse dhe ti, kështu iu thua atyre të familjes?
Amalia: Kështu u thotë, nuk mbush.
Maria: Po po nuk mbush unë, kaq e kam.
Ardit Gjebrea: Maro, por kur thua për këtë të kemi marrë, për çfarë e ke fjalën?
Maria: Po ajo është me burrin e saj.
Ardit Gjebrea: Për çfarë e keni marrë nusen?
Amalia: Për skllave, ç’e do nusen?
Maria: Të kemi marrë yzmeqare. Ne jemi familje yzmeqarësh.
Më të lexuarat


Përgjimet zbardhin skemën, si po kultivohet kanabisi në fshatrat e Krujës

Zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit në Sarandë u dirigjua nga burgu, i dënuari përjetë dyshohet se orientoi nga qelia rrëmbyesit

Britania e Madhe del me mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët: Nuk do të përfitoni azili nëse...

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

Thyen "arrestin e shtëpisë", arrestohen 2 fierakë (Emrat)

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Sulmuan me armë policët në kufirin e Morinës, Gjykata merr vendimin drastik për 6 emigrantët (Emrat)

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 64-vjeçari, policia zbardh detajet
