BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Aktualitet

Në akuzë për blerje votash, SPAK bën lëvizjen urgjente ndaj një të pandehuri (Emri)

Pretendimet për blerje votash janë një temë e pashmangshme gjatë fushatave zgjedhore në Shqipëri. Megjithë inflacionin e akuzave politike, pak raste janë hetuar nga Prokuroria ndër vite dhe aq më pak kanë përfunduar me akuzë.

Pas zgjedhjeve të 14 majit ka një rritje të rasteve të dërguara për gjykim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të martën se ka përfunduar hetimet ndaj të pandehurit Klodian Kapedani, me banim në Kavajë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

“Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar fakti se i pandehuri Klodian Kapidani, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit,” tha SPAK nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Në akuzë për blerje votash, SPAK bën lëvizjen urgjente

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.88 viti 2023 në ngarkim të të pandehurit.

Kapidani nuk është i pandehuri i vetëm i akuzuar nga SPAK për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestuar me 12 maj dhe tani po gjykohet për të njëjtën akuzë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është dërguar gjithashtu për gjykim për blerje votash në zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2022.

Sipas raportit përfundimat të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, gjatë fushatës pati akuza të shumta për blerje votash ose për dhënie stimujsh financiarë që njerëzit të mos merrnin pjesë në zgjedhje, në shumicën e rasteve të pretenduara si të iniciuara nga PS-ja dhe aleatja e saj informale, Partia Socialdemokrate.

Raporti rekomandon se autoritetet duhet të bëjnë përpjekje reale për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e shitblerjes së votës dhe për rreziqet që ajo sjell për integritetin e zgjedhjeve.

“Denoncimi publik i praktikave të tilla para dhe gjatë fushatës nga palët kryesore të interesuara, duke përfshirë edhe nga zyrtarët shtetërorë dhe drejtuesit e partive, mund të shërbejë për frenimin e këtyre praktikave,” përfundoi ODIHR.

Më të lexuarat