Drejtori i Trajnimit dhe Logjistikës në DPMZSH-së, në MB, Arben Cara, ka qenë i ftuar në një intervistë televizive për të folur kryesisht për shkaqet kryesore të rënies së zjarrit në banesë.
Sipas Arben Carës në prag festash, konsumimi i gazit është i përdorshëm në masë të madhe, për vetë faktin se është një produkt i lirë, por duhet të kemi kujdes në përdorimin e tyre dhe duhet ti marim në pikat e liçensuara që të jemi më të sigurtë. Aty do të marim dhe një broshurë që na tregon se si ta përdorim.
Çdo bombël gazi mund të përfshihet nga zjarri nëse do të provokohet nga një shkendi elektrike, kur ajo ka rrjedhje. Në këto raste nuk duhet të përfshihemi në panik por duhet të mendojmë që ta eliminojmë vatrën e zjarrit vetë.
Në këtë rast duhet të presim rreth 60 sekonda, në mënyrë që flaka të jetë në maksimumin e saj, dhe tek vintili i bomblës, zjarrin mund ta eliminojmë edhe me gisht, sepse temperatura është 0, pra nuk kemi temperaturë fare.