Ka rënë në prangat e Policisë një i shumëkërkuar në listën e Interpolit. Ai është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i cili kërkohej në Ekuador për veprën penale të vrasjes, është kapur në shtetin fqinj.
Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim.