BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Aktualitet

Njerëz të lidhur me Serbinë dërguan në Hagë “prova” kundër Thaçit e Veselit

Njerëz të lidhur me Serbinë dërguan në Hagë

Në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale është publikuar një dokument i hartuar nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit. Aty flitet për një dëshmitar i cili në dëshminë fillestare pranë Prokurorisë Speciale të Hagës kishte ndërlidhur emrat e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit me rrjedhjen e dokumenteve, të cilat më pas u bënë publike nga OVL e UÇK-së, konkretisht Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Në këtë dokument shpjegohet se më pas i njëjti person, emri i të cilit nuk është zbuluar, ka tërhequr deklaratën e tij meqë kishte pretenduar se ishte informuar rrejshëm nga një person i cili kishte lidhje të ngushtë me inteligjencën serbe dhe Prokurorinë Speciale të Hagës.

Në këtë dokument të mbrojtjes, thuhet se personi që kishte dëshmuar në Prokurorinë Speciale fillimisht kishte thënë se mund ta provonte që Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kishin paguar para tek disa zyrtarë serbë për të marrë dokumentet nga Prokuroria e të cilat më pas ishin bërë publike nga OVL e UÇK-së.

Ky person pretendon, se dikush i afërt me Kadri Veselin kishte marrë dokumentet në kufi me Serbinë dhe ua kishte dorëzuar ato Veselit dhe Thaçit. Gjithashtu ky person kishte pretenduar se e di personin që më pas i kishte dërguar ato në Zyrën e OVL të UÇK-së. Përveç kësaj ky dëshmitar, kishte pretenduar se Veseli dhe Thaçi kanë shitur kopje të dokumenteve.

Avokati Emerson thotë se lidhja e këtij personi me inteligjencën serbe është e qartë, meqë në traksriptë personi në fjalë njofton Prokurorinë Speciale të Hagës për planin e tij që të udhëtojë në Beograd e ku do të takojë burimin e tij dhe të marr më shumë përgjigje.

Mbrojtja e Kadri Veselit thotë se ka incizimet e 15 personave të cilët kanë komunikuar me Prokurorinë Speciale të Hagës që nga viti 2017. Në këtë dokument të mbrojtjes flitet edhe për biseda të ruajtura të komunikimeve të ndryshme me Prokurorinë Speciale të Hagës.

Personi që ka qenë në kontakt me Prokurorinë Speciale, emri i të cilit mbahet sekret, ka hequr dorë nga pohimet e bëra dhe ka treguar se jo vetëm që ka gënjyer, por edhe që është gënjyer nga një informator i cili thuhet se ka qenë në kontakt të rregullt me Prokurorinë Speciale të Hagës.

Të dy personat në fjalë dyshohet se janë të lidhur me inteligjencën serbe, sipas ekipit të Veselit.