Është zbardhur dëshmia e shqiptarit, i cili përplasi një studente greke në qendër të Selanikut dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Ai ka thënë para policisë se i vjen keq për vajzën, por nuk ka dashur ta përplasë dhe është larguar nga vendngjarja sepse kishte frikë, pasi nuk është i pajisur me leje qëndrimi.
Gjithashtu ai ka shtuar se nëse vajza do të kishte kaluar në vijat e bardha, kjo nuk do të kishte ndodhur.
“Nëse do të kishte kaluar te vizat e bardha, s’do të kishte ndodhur asgjë. 20 metra më lart kishte viza të bardha. U largova nga vendngjarja, sepse kisha frikë, sepse nuk kam leje qëndrimi për në Greqi.
21-vjeçarja e aksidentuar ishte studente e Veterinarisë në Universitetin e qytetit,” tha ai.