E ftuar në një emision televiziv, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se krerët e larte te policisë se shtetit janë te kapur pas krimit, për më tepër juristja u shpreh se është bllokuar Vetting-u i policisë së shtetit apo testi i drogës ndërsa për sa i përket telefonatave më shumë ka qenë i interesuar SPAK.
“Aty ka një kapje vertikale nga krerët e lartë të policisë së shtetit deri poshtë. Është bllokuar Vetting-u i policisë së shtetit, është bllokuar testi i drogës, edhe kjo e çmontimit të gjithë telefonatave më shumë ka qenë i interesuar SPAK-u se sa policia”, tha Gjikondi.
Sakaq juristja Brizida Gjikondi u shpreh se krerët e lartë të policisë së shtetit kanë qenë kultivues së hashashit ndërsa ajo theksoi se po këto marrin dopio rrogë si në shtet ashtu dhe nga krimi i organizuar.
“E dimë shumë mirë sepse Shqipëria është e vogël që krerët e policisë së shtetit kanë qenë kultivues së hashashit por ka shumë krerë të policisë që marrin dopio rrogë dhe nga krimi dhe nga shteti por rrogën më të majme e kanë marrë nga krimi i organizuar”, u shpreh Gjikondi.