
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

“Rama presion ndaj medias, sillet si…”, BIRN: PE projekt-rezolutë kritike ndaj Shqipërisë. Amnistia fiskale, e papajtueshme me normat e BE

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Mars 2023

Raporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos hartoi një nga projekt-rezolutat më kritike të viteve të fundit kundër qeverisë shqiptare, duke kritikuar planet për amnisti fiskale dhe pasaporta të arta, duke shprehur keqardhje për mungesën e progresit në liritë themelore si dhe shqetësimet për mungesën e transparencës dhe të konkurrencës në prokurimet publike apo në koncesione.
Projekt-rezoluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamentit Evropian dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët në vijim. [Link projektrezoluta]
Ajo vëren progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi, ndërsa bën thirrje që palët politike të angazhohen në ndërmarrjen e masave për shqetësimet e lidhura me financimin e partive.
“[Parlamenti Evropian] shpreh shqetësimin në mungesën e progresit për arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësit politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri,” thuhet në projektrezolutë.
“[Parlamenti Evropian] dënon përpjekjet për të diskretituar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacionin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve,” thhet më tutje, ndërsa autoriteteve u kërkohen të ndëmarrin “masa të menjëhershme” kundër ndikimit politik dhe ekonomik në media dhe kundër frikësimit të gazetarëve.”
Shqipëria ka shënuar “jo progres” përgjatë dy viteve të fundit në drejtim të lirisë së medias në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian. Shqetësimet kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë kryeministri ka marrë rolin e disiplinuesit. Financimet e drejtpërdrejta të medias nga agjenci të ndryshme qeveritare, pa transparencë dhe me prokurim të drejtpërdrejtë kanë qenë një shqetësim tjetër.
Projekt-rezoluta “shpreh shqetësimin” në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto skema “të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka propozuar dy herë deri më tani dhe vijon të këmbëngulë në planet për një amnisti fiskale, në të cilën, sipas saj, do të amnistohen paratë e fituara jashtë sistemeve fiskale në Shqipëri dhe jashtë vendit, por që ekspertët besojnë se do t’i hapë rrugë legalizimit të parave të pista të drogës dhe të korrupsionit.
Qeveria ka miratuar sakaq një vendim që i hap rrugën promovimit të pasaportës shqiptare për të huajt që bëjnë investime, ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar anulimin e kësaj skeme dhe ka kërcënuar me pezullimin e lëvizjes së lirë. Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan të tërhiqet apo jo, por ajo ka premtuar në kontratën e koncesionit për pallatet në portin e Durrësit se blerësit do të kenë të drejtë të aplikojnë për ‘pasaportë të artë’. Vendimi i qeverisë, i miratuar në parlament nga shumica socialiste, për të privatizuar tokën e Portit të Durrësit për ndërtim pallatesh, në një marrëveshje të arritur përmes negociatave private, përbën shqetësimin tjetër të projekt-rezolutës, e cila “thekson detyrimin e autoriteteve për transparencë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizimet, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesionare”.
Projekt-rezoluta prek për herë të parë problemin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, një temë delikate për të cilën, shumica dërrmuese e aktorëve politikë, nga socialistët te demokratët apo te Partia e Lirisë së Ilir Metës, janë në mënyrë të pazakontë, në një mendje.
Dosjet e Sigurimit të Shtetit vijojnë të jenë sekret shtetëror afro 32 vjet pas rënies së Komunizmit, me një institucion të ngarkuar për t’i ruajtur ato. Herën e fundit kur kjo çështje u debatua, vitin e kaluar, kur socialistët pretenduan se kishin zbuluar Ilir Metën si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit dhe kërkuan ndryshime ligjore për të mundësuar hapjen e dosjes përkatëse. Por socialistët e bënë të qartë se dosjet do të vijojnë të mbeten sekret shtetëror pa afat, ndërsa grupi i rithemelimit të ish-presidentit Sali Berisha nuk propozoi hapje dosjesh dhe vetë Meta deklaroi se dosjet duhen mbajtur mbyllur për të mbrojtur nga shqetësimet fëmijët e spiunëve. Grupi i Partisë Demokratike zyrtare propozoi fillimisht hapjen e dosjeve, por pastaj u bashkua me socialistët në një skemë e cila u konsiderua si një lojë propagandistike që në fakt, u mban dosjet mbyllur pavarësisht se palët pretenduan ndryshe.
Ndërkohë, projekt-rezoluta e Parlamentit Evropian “bën thirrje për nevojën për plotësimin e procesit të deklasifikimit të dosjeve të kohës së komunizmit dhe bërjes së tyre të disponueshme për kërkuesit dhe për publikun e gjerë, në mënyrë që të përparohet në drejtësi dhe ripajtim.”/Reporter.al
Më të lexuarat


Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

“Ishte këshilltar i punëve të pista”/ Analistët zbulojnë lidhjen e Pacollit me Naim Murselin: Behgjeti e kishte qejf, por...

U mor i pandehur për falsifikim dokumentesh, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet sërish në SPAK, del nga burgu edhe biznesmeni që ndërtoi 11 katëshin për të cilin u arrestua Vangjush Dako

Furtunë në Polici, AMP dhe Gardë, efektivët dhe ushtarët që kanë përdorur aplikacionet “SKY ECC” apo “EncroChat” do përjashtohen, të rrezikuar kushdo që ka bashkëpunuar me krimin

Nuk mori pjesë në varrimin e Liridonës, reagon Behgjet Pacolli

"Kthjellime dhe vranësira"/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja cilat janë zonat që priten reshje të shiu dhe dëbore

Lufta, si shpërndarja e informacioneve nga vendngjarja në rrjete sociale ndikon në shëndetin mendor

Mes lotësh dhe trëndafilave, i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

“Liridona e dinte”, analisti i njohur zbardh detajet e forta: Naim Murseli ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një burrë

“Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës”, babai i Naim Murselit flet për fëmijërinë e të birit: Pati një problem që në...
