
Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Rreziku i një lufte bërthamore po rritet dita ditës”/ Trondit me deklaratën Vladimir Putin: Gabim nëse e fshehim një kërcënim të tillë...

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Dhjetor 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimi i një lufte bërthamore është duke u rritur, mirëpo ka insistuar se Rusia “nuk është çmendur” dhe nuk do ta përdorë e para armën bërthamore.
Sipas Putinit, Rusia do ta përdorë armën e shkatërrimit në masë vetëm si kundërpërgjigje ndaj një sulmi. Duke folur në takimin e Këshillit rus për të Drejta të Njeriut, ai ka thënë se lufta në Ukrainë mund të jetë “proces i gjatë”.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se Putin fillimisht ka planifikuar fitore të shpejtë në konfliktin e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Kapaciteti i Rusisë për të përdorur armë bërthamore ka shqetësuar shumë liderë botërorë prej nisjes së luftës.
“Një kërcënim i tillë po rritet, është gabim nëse e fshehim”, ka paralajmëruar Putin, derisa ka folur për luftën përmes video-lidhjes.
Putin ka pretenduar se Rusia e ka armën më moderne dhe më të avancuar bërthamore në botë dhe ka kritikuar strategjinë bërthamore amerikane.
“Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e shteteve tjera, mirëpo amerikanët kanë – në Turqi dhe disa vende tjera të Evropës”.
Putin ka përmendur ato që i ka konsideruar rezultate “të mëdha” në luftën në Ukrainë, duke përmendur pretendimet e Rusisë për aneksim të katër rajoneve në Ukrainë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme. Ai ka thënë se aneksimet e kanë bërë Detin Azov, një “det të brendshëm”, dhe se ky ka qenë synim i Petrit të Madh të Rusisë.
Putin e ka krahasuar veten edhe më parë me këtë udhëheqës të shekullit 17-të dhe 18-të. Por, pavarësisht pretendimeve për këto katër territore – Herson, Zaporizhja, Luhansk dhe Donjeck – Moska nuk ka kontroll të plotë mbi to. Muajin e kaluar, forcat ruse janë tërhequr nga qyteti i Hersonit, njëherësh qyteti i vetëm i madh që kanë kontrolluar prej shpërthimit të luftës.
Zmbrapsjet në fushëbetejë kanë nxitur Rusisë që të bombardojë infrastrukturën ukrainase të energjisë, duke lënë miliona njerëz pa rrymë dhe ujë, teksa temperaturat kanë arritur nën zero. Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar se kryeqyteti ukrainas është dëmtuar rëndë nga këto sulme dhe se qytetarët mund të përballen me “apokalips”./Rel
Më të lexuarat


Udhëtonin me municione në makinë, zbulohen prapaskenat dhe parandalohet grabitja me armë në banesën e biznesmenit të njohur në Lushnje

TRAGJIKE/ Zjarr MASIV në Pejë, zona mbulohet nga tymi i zi, pas depove digjet edhe qendra tregtare (VIDEO)

Rrethuar nga bora, akulli dhe arinjtë polarë/ Kasaforta që do të shpëtojë botën në rast apokalipsi, brenda saj ruhen “thesare” edhe nga Shqipëria

Shkuan në Itali me vizë turistike dhe nisin ‘profesionin’ e drejtuesve të trafikut të drogës, por e pësojnë keq dy të rinj shqiptare

Çfarë po ndodh me llotot? “Para, pokera, cipa”/ Kthyen lokalin në baste sportive, e pësojnë keq 3 pronarë lokali

(VIDEO) Brenda valixhes në mjetin e ndaluar u gjet…/ Zbardhen detaje nga operacioni policor në aksin Koplik-Hani i Hotit me disa të arrestuar

Studimi zbardh të dhëna alarmante: Ja pasojat e rënda në organizëm dhe shëndetin tonë nga bakteriet e gjetura në mish. Ja çfarë thonë shkencëtarët

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

KQZ godet me dorë të fortë dhe kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve të njohur socialistë, zbardhet çfarë ka ndodhur

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit
