Kë po fsheh drejtori i IT, Ervin Muça? Gazetari: Skandali me TIMS, sa erdhi në detyrë
Drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është paraqitur ditën e sotme në gjykatë.
Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.
Këtë e ka komentuar dhe gazetari Igli Çalmeta, në një intervistë për një emision televiziv.
Ai theksoi se nisur nga dëshmia e Muçës, pyetja kryesore është se kush fshihet pas tij dhe kush ia ka kërkuar të dhënat e sistemit TIMS.
“Gjykata e Tiranës ka lënë sot masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin nga detyra për ish-drejtorin e IT, Ervin Muça i cili akuzohet se ka kopjuar në kundërshtim me ligjin të dhënat e sistemit TIMS verën e vitit të kaluar. Muça dha një deklaratë ku tha se është i pafajshëm. Ajo që më bëri çudi që tha se s’ka kopjuar asnjë të dhënë se nuk ia kërkuar askush. Pyetja kryesore është se kush fshihet pas Ervin Muçës, kush ia ka kërkuar të dhënat e sistemit TIMS. Pse vetëm pak pasi Ervin Muça u emërua në detyrë, plasi dhe skandali i sistemit TIMS. Në kundërshtim me ligjin, Ervin Muça ka marrë të dhënat”-tha ai.