Të ftuar në një emision televiziv ishte avokati Kujtim Ibra ku bën të ditur se përse u përhap lajmi një natë më parë se do të ketë një operacion nga SPAK.
“I kërkojnë disa forca mbështetëse Policisë së Shtetit, duan patrulla shoqëruese për ata që patrullojnë zonën, prandaj përhapet informacioni. Ata nuk kanë pasur informacion se për këtë kanë qenë këto urdhër-arreste, por që do kishte po. Kjo nuk ishte hera e parë që ndodh”, tha gazetarja Topalli.
Avokati thekson faktin që sipas tij duhet SPAK duhet të ruajë sekretet hetimore.
“SPAK duhet të kishte kujdes në nxjerrjen e sekreteve hetimore, sepse në rastin e Metamorfozës 1 kishte disa vrasje, pas nxjerrës së sekreteve. Këta persona janë larguar pasi e kanë marrë vesh që këto telefonata janë zbërthyer, janë larguar nga Shqipëria edhe nga frika për çështjet e hakmarrjeve”, sipas avokatit Ibra.