BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Aktualitet

“Treguesi më i mirë i kalbësisë së sistemit të drejtësisë”, Kaso 'shpërthen' ashpër: Shkolla e Magjistraturës ‘infektohet me virusin politik PS’, dejtori manipuloi listat e...

“Treguesi më i mirë i kalbësisë së sistemit

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka komentuar atë që po ndodh me Shkollën e Magjistraturës.

Ai shprehet se ky është treguesi më i mirë i kalbësisë së sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, Shkolla e Magjistraturës  është infektuar me virusin e Partisë Socialiste, pasi, drejtori aktual ka manipuluar listat, duke kualifikuar studentët që janë prurje politike të PS-së.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO:

Nuk mund të ketë tregues më të mirë të kalbësisë së sistemit të drejtësisë, kur shikon se ç’ndodh me pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës.

Shkolla e Magjistraturës, djepi i formimit të zyrtarëve të nesërm të drejtësisë, shkolla për të cilën është investuar kaq shumë nga partnerët tanë dhe për të cilën, të gjithë shqiptarët kanë pritshmërinë më të lartë për standardin që duhet te aplikoje, është infektuar me virusim politik te partisë socialiste, po aq rëndë sa edhe çdo institucion tjetër i drejtësisë së rilindur.

Drejtori aktual i saj, Arben Rakipi, ish prokuror politik i përgjithshëm i Partisë Socialiste, pasi ka manipuluar listat e studentëve fitues të fazës së pare, duke shtuar në mënyrë antiligjore rreth 42 studentë shtesë, refuzon tashmë të dëgjojë kërkesa e drejta të studentëve të cilët kërkojnë anulimin e të gjithë procedurës konkurruese sepse ajo provoi të ishte tërësisht e manipuluar.

Po përse e bën këtë gjë ish prokurori politik socialist: arsyeja është e thjeshtë: 42 studentët që janë kualifikuar pa të drejtë janë prurje politike të partisë socialiste.  Pasi këta studentë nuk janë kualifikuar me meritë në fazën e parë, të vetmen mundësi për kualifikim kishin dhe gjetën Arben Rakipin, i cili listës prej 79 studentësh të kualifikuar i shton me dorën e tij politike, edhe 42 të tjerë, sepse këtë të fundit janë e ‘ardhmja socialiste’ e drejtësisë së kapur.

Çfarë ne dhe opinioni publik sheh sot nuk është vetëm epilogu i turpshëm i kalbësisë politike që prodhoi reforma në drejtësi, por edhe fundi i dhimbshëm i shpresave të kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve, të cilët për shkak të investimit të madh financiar dhe emocional, shohin krijesën e përçudnuar, makinerinë e ‘frankeshtajnit politik’ që pasi ka kapur momentalisht drejtësinë, synon ta bëjë atë thellësisht rilindase edhe pef brezat që do të vijnë.

E pra, një skandal i tillë është i padëgjuar edhe për vetë standardin shqiptar.

Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Arben Rakipit, si njeriu mbrapa këtij skandali të rëndë.

Ne i kërkojmë gjithashtu partnerëve tanë që nëse vërtetë duan një drejtësi të pakapur, të reagojnë publikisht duke e dënuar këtë aferë.  Dhe është më mirë të reagojnë sot sesa kur ‘zjarri’ i opinionit publik t`i vërë përpara drejtësisë të gjitha falsifikuesit dhe manipulatorët e sistemit.

Në prani të fenomeneve të tillë, kur qeveria kapet ne flagrance dhe manipulim, dhe pasi është provuar katërçipërisht se organet e reja të drejtësisë lëvizin vetëm nëpërmjet telekomandës socialiste, ne jo vetëm që nuk do të heshtim por do të vazhdojmë të denoncojmë cdo rast të tillë, pa u tërhequr asnjëherë.

Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në favor te një sistemi qe jep drejtësi nepermjet ligjit,  që lufton realisht korrupsionin, që përgjegjësit i vë përpara drejtësisë dhe nuk u jep dekorata, që nuk përdoret për lojëra politike por jep shpresë për një Shqipëri normalr me standarde evropiane.