BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Aktualitet

U “tradhtuan” nga bisedat në Sky ECC/ Nga rivalët e Ervis Martinajt, tek të fortët e Niklës, ja kush janë “bosët” e krimit të shpallur në kërkim nga SPAK, policia gjen 3 milionë euro kesh në banesën e... (Detajet)

U “tradhtuan” nga bisedat në Sky ECC/ Nga rivalët e Ervis

Prej dy ditësh vazhdon operacioni i policisë për kapjen e personazheve të njohur të botës së krimit, të cilët u shpallën në kërkim pas lëshimit të 50 urdhërarresteve nga Prokuroria e Posaçme.

“Bosët” e krimit u “tradhtuan” nga bisedat në Sky ECC, ku u zbulua përfshirja e tyre në atentate dhe vrasje të ndodhura në vendin tonë.

Në shënjestër të SPAK janë vendosur nga rivalët e Ervis Martinajt, tek të fortët e Niklës, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre punonjës policie.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Në Nikël janë shpallur në kërkim të ‘fortët’, mes tyre Durim Bami, i cili akuzohet për krijim të kushteve për vrasjen e Marklen Hakës, ku u vra halla e këtij të fundit. Ndërkohë ditën e djeshme (17 Maj), si i përfshirë në këtë ngjarje kriminale u arrestua Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili rezulton i rrëmbyer dhe i zhdukur prej vitit 2015..

Gjithashtu janë vendosur në pranga disa furnitorë me armë dhe drogë të Niklës. Në këtë operacion ka pasur dhe persona të arrestuar jashtë, apo ata që veprojnë nga brenda burgjeve.

Sa i takon qytetit të Tiranës, burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 10 urdhër arreste nga GJKKO për krim të organizuar. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e vëllezërve Duka (Erlis dhe Leonard Duka), të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022.

Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën, ish-efektiv policie dhe i njohur si krahu i besuar i Ervis Martinajt.

Ka pasur kontrolle për arrestimin e anëtarëve të fisit Avdulaj, ku janë lëshuar urdhër-arreste për Astrit dhe Aldo Avdylaj (Xhaxha dhe nip). Dyshohet se Astrit Avdulaj të jetë koka e grupit kriminal. Po ashtu raportohet se janë sekuestruar rreth 3 milionë euro cash në banesën e Ervis Doçit, I njohur ndyrshe si Visit të Pojës.

Po ashtu është kërkuar dhe arrestimi i ish-deputetit Arben Ndoka, që akuzohet për një ngjarje në Shkodër. Ndërkohë, sot pritet një reagim zyrtar nga SPAK, ku do të jepen detaje rreth aksionit në fjalë.