BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Aktualitet

Vrasja e çiftit Pasho në Itali që tronditi opinionin publik, Elona Kalesha 7 orë para hetuesve zbardh ngjarjen tragjike: Ish-i im e dinte për shtatzëninë. S’i vrava unë, më kërkoi një hekur dhe një...

Vrasja e çiftit Pasho në Itali që tronditi opinionin publik,

“Prisja një fëmijë nga Taulanti, e ngjizëm në Sollicciano, në dhomën e takimeve në burg. Unë e ndërpreva shtatzëninë më 27 tetor 2015 dhe ai e dinte”.

Kjo është alibia e 36-vjeçares Elona Kalesha, shqiptarja e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, të zhdukur në nëntor 2015, ku eshtrat e të cilëve u gjetën në një fushë pranë burgut në Sollicciano në dhjetor 2020.

Një qëndrim mohues pas akuzave për vrasjen e dyfishtë para hetuesve, të cilët e kanë pyetur shqiptaren për 7 orë.Mes tensionit, ajo ka folur për herë të parë dhe përsëriti se nuk i kishte vrarë vjehrrit e ardhshëm, por pranoi abortin.

Kalesha u paralajmërua në mënyrë të përsëritur për t'u qetësuar, madje edhe nga vetë mbrojtësit e saj, avokatët Antonio D'Orzi dhe Federico Febbo.

Kalesha iu përgjigj të gjitha pyetjeve të Prokurorit Publik, duke dhënë versionin e saj të fakteve dhe duke mos u munduar shumë për të fshehur zhgënjimin e saj me gjykimin në vazhdim, madje duke iu drejtuar një "gjest të keq" gjyqtares hetuese, Ornella Galeotti, e cila futi në procesverbal ngjarje.

Sipas prokurorisë, gruaja dyshohet se ka vrarë vjehërrit e saj që mos t'i tregonin djalit të tyre Taulantit, sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort.

Pak javë më parë, në të njëjtën sallë gjyqi, Taulanti kishte thënë se nuk dinte asgjë për atë shtatzëni apo abortin: “Nuk ishte e mundur të kryenim marrëdhënie, ne përfituam nga disa sekonda shpërqendrimi nga agjentët për të prekur njëri-tjetrin, por asgjë më shumë”.

Historia e Elonës, e cila deri më tani nuk kishte folur asnjëherë me një hetues, vazhdon mes "nuk më kujtohet", mospërputhjeve të ngjarjeve dhe shumë teprimeve, veçanërisht përballë pyetjeve urgjente të prokurorëve Ornella Galeotti, Beatrice Giunti dhe avokates së pjesës civile, Cristina Masetti.

"Në burgun e Solliccianos, nuk ka roje të mjaftueshme për të monitoruar lëvizjet e të arrestuarve dhe disa kamera nuk funksionojnë", - ka vijuar ajo.

Ndërkohë që prokurorja Galeotti, e ka pyetur: “A jeni e sigurt për atë që po thoni”?

Dhe Kalesha, sipas mediave italiane, i përgjigjet menjëherë: "Të telefonojmë dhomën e kontrollit?". Kalesha shpjegoi se ngjizja ka ndodhur në një zonë të fshehur të oborrit të burgut Sollicciano, kur Taulanti ishte në burg.

Gjatë një prej intervistave, sipas fjalëve të gruas, dy ish-të dashurit do të ishin izoluar në një ambient të jashtëm të IEVP-së, ku në atë moment nuk kishte kontrolle.

Elona Kaleshi, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, u arrestua në dhjetor 2020 nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor në Firence.

Gjykata mori dëshminë e qytetarëve që banonin pranë apartamentit që kishte marrë me qira çifti Pasho, ku mendohet se ata janë masakruar, në fillim të nëntorit 2015.

Fqinjët thanë se në atë kohë kishin ndjerë një aromë të keqe që vinte nga shtëpia dhe se kishin parë një grua duke u larguar me disa valixhe, e cila dyshohet se ka qenë pikërisht Elona Kaleshi.

Sipas hetuesve italianë, Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur po flinte gjumë dhe në trupin e tij nuk ka shenja të tjera dhune.

Ndërkohë, Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Për krimin e rëndë, dyshohet se Kaleshi është ndihmuar edhe nga persona të tjerë.