“Ky vit është më i nxehti në histori”, ka deklaruar tha kreu i Kombeve të Bashkuara, në fillim të samitit të klimës COP28.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se të dhënat tregojnë se “ne po jetojmë përmes kolapsit të klimës”.
Ai bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë dhe të përmbushë angazhimet e e tyre për klimën.
Komentet e tij erdhën pasi Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se viti 2023 ka thyer rekordin global të temperaturës.
Ekziston frika se viti 2024 mund të jetë akoma më i ngrohtë për shkak të sistemit të motit El Niño.
Guterres vuri në dukje se nivelet e detit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur nivele rekord dhe se nivelet e akullit të detit në Antarktidë kanë arritur një rekord të ulët.
“Ky vit ka parë komunitete anembanë botës të prekur nga zjarret, përmbytjet dhe temperaturat e larta… Ngrohja rekord globale duhet të shkaktojë dridhje në shtyllën e liderëve botërorë. Dhe kjo duhet t’i nxisë ata të veprojnë”, tha ai në Samitin për ndryshimet klimatike në Dubai.