BREAKING NEWS

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente Shqipërisë: Rrezikoni pezullimin e vizave nëse nuk heqni dorë nga...

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente
x
BREAKING NEWS

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada amerikane në Tiranë del me mesazh të fortë: Departamenti i Shtetit i SHBA-së...

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada
x
BREAKING NEWS

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para hetuesve, nuk shfaq asnjë shenjë pendese. Ja çfarë pritet të ndodhë në orën 12:00

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para
x
BREAKING NEWS

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo rrëfen momentet e goditjes së Sali Berishës: Ishte e pabesueshme

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo
x
BREAKING NEWS

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i njohur zbulon emrat dhe prapaskenat, tregon përplasjet e qeverisë me ambasadën amerikane: Kjo është e pazakontë, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti:
x
BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x

Bota

Arrestohet vajza e ish-Presidentit të Iranit, nuk bëhen të ditur akuzat

Arrestohet vajza e ish-Presidentit të Iranit, nuk bëhen të ditur

 

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën akuza të panjohura. Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, raportoi më 27 shtator se Hashemi u arrestua nga forcat e sigurisë në Teheranin lindor për “nxitje të trazirave.

Para arrestimit, Hashemi kishte thënë se autoritetet i referohen protestave që kanë tronditur Republikën Islamike në 12 ditët e fundit si “trazira” dhe “kryengritje”, me qëllimin për t’i shtypur ato.

“Ajo që [autoritetet] duan të përcjellin është se këto nuk janë protesta, janë trazira, por në fakt janë protesta”, tha Hashemi në një audio regjistrim të siguruar nga Shërbimi Iranian i REL-it,

Hashemi tha se shumica e protestuesve janë të rinj, të cilët kanë kërkuar të drejta në lidhje me “çështjen e hixhabit dhe pikëpamjen e talibanëve për çështjet e grave dhe ato sociale”.

“Kjo tregon se të rinjtë tanë duan një të ardhme, duan të kenë një jetë. Ata nuk po përpiqen të rrëzojnë regjimin, megjithëse mund të shkojë në këtë mënyrë”, shtoi ajo.

Protestat në Iran janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.

Ajo ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Zyrtarët kanë thënë se Amini ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë.

Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje. Në disa postime në rrjetet sociale, familjarët e personave të vrarë nëpër protesta, kanë thënë se autoritetet u kanë lëshuar certifikatat e vdekjes me arsyetimin se ata kanë pasur sëmundje të ndryshme.

Disa të tjerë kanë thënë se autoritetet u kanë bërë presion që të varrosin familjarët e tyre brenda natës, për të fshehur atë që ka ndodhur.

Veç Iranit, demonstrues në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit iranian./ REL