BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x
BREAKING NEWS

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe
x
BREAKING NEWS

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë të lartë, të rejat e fundit nga hetimet për sulmin ndaj Top Channel. Hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbardh prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ka pasur marrëveshje të heshtura, ja ujditë që janë bërë në disa bashki në veri të vendit

Gazetari zbardh prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ka
x
BREAKING NEWS

Koncesionet dhe investitorët strategjikë shkaktojnë debate tek “Ligjet”, opozita prezanton projektligjin për kompanitë “offshore” dhe kërkon të ndalohen pasi mbi 1 miliardë euro shkojnë te qeveria

Koncesionet dhe investitorët strategjikë shkaktojnë debate tek
x

Bota

Çfarë ndodhi? Në fokus kërcënimi bërthamor, zbulohen prapaskenat e takimit të shefit të CIA-s me homologun rus. Ja plani për të parandaluar një luftë shkatërrimtare

Çfarë ndodhi? Në fokus kërcënimi bërthamor,

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të menaxhuar kërcënimet bërthamore në nivel të agjencive të inteligjencës, ka thënë se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Moskë, Elizabeth Rood, për agjencinë shtetërore ruse, Ria Novosti.

Më herët gjatë këtij muaji, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns është takuar me Sergei Naryshkinin, udhëheqësin e inteligjencës së jashtme ruse, duke e paralajmëruar për pasoja në rast se Rusia përdor ndonjë lloj të armës bërthamore, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Rusia ka thënë se çështjet e diskutuara kanë qenë “të ndjeshme” dhe nuk i ka komentuar më shumë.

“Shtetet e Bashkuara kanë kanale me Federatën e Rusisë për të menaxhuar rrezikun, sidomos rrezikun bërthamor, që ka qenë temë e takimit të zyrtarit Burns me homologun e tij”, ka thënë Rood.

“Drejtori Burns nuk e ka diskutuar zgjidhjen për konfliktin në Ukrainë”.

Kërcënimet bërthamore ruse riaktualizojnë strehimoret e Evropës. Rood ka thënë se në rast nevoje do të zhvillohen edhe takime tjera, mirëpo aktualisht asgjë nuk është e planifikuar.

Rusia ka thënë pas takimit të dy zyrtarëve se, Moska është e hapur për bisedime të nivelit të lartë me SHBA-në, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë idenë e ndonjë samiti në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Joe Biden, tani për tani.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Më të lexuarat