BREAKING NEWS

Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS
x
BREAKING NEWS

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja
x
BREAKING NEWS

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali
x
BREAKING NEWS

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin
x
BREAKING NEWS

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen
x

Bota

Çfarë po ndodh? Vdekja e tretë misterioze brenda pak javësh/ Helikopteri iu rrëzua në Monako, humb jetën miliarderi i kriptomonedhave! Pasagjeri anuloi fluturimin në…

Çfarë po ndodh? Vdekja e tretë misterioze brenda pak

Një tjetër investitor rus në kriptomonedha ka gjetur vdekjen në Monako, në një aksident me helikopter.

Daily Mail raporton se multimiliarderi Vyacheslav Taran, 53 vjeç vdiq pasi helikopteri u rrëzua më 25 nëntor pranë qytetit turistik të Villefranche-sur-Mer pasi u ngrit nga Lozana në Zvicër. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua sot.

Aksidenti ajror mbetet mister duke qenë se 53-vjeçari udhëtoi në kushte atmosferike të mira, teksa përpara nisjes nuk u vu re ndonjë problem teknik në helikopterin e tij.

Gjithashtu një pasagjer me të cilin do të udhëtonte miliarderi e anuloi udhëtimin e tij në minutën e fundit, duke shtuar më tej misterin mbi aksidentin me helikopter.

Taran, bashkëthemeluesi i platformës së investimit Libertex dhe Forex Club, po fluturonte nga Lozana me një pilot me përvojë në një helikopter H130 me një motor, kur u rrëzua rreth orës 13:00 më 25 nëntor.

Edhe piloti francez 35 vjeç vdiq në këtë aksident tragjik. Zëvendësprokurori publik i Nisës, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, ka thënë se nuk mund të përjashtohet faji i një personi të tretë.

Një tjetër pasagjer i paidentifikuar duhej të bashkohej me Taran në fluturim, por ata e anuluan minutën e fundit, sipas shtypit lokal.

Taran – një specialist shumë i suksesshëm në det të hapur, i cili ka jetuar në Monako për dhjetë vitet e fundit – ka tre fëmijë me gruan Olga, themeluese e medias Hello Monaco.

Agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN pretendoi, pa përmendur prova, se Taran ishte një ‘biznesmen kripto-miliarder me lidhje të mundshme me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse’.

Ky është rasti i tretë brenda pak javësh që vdesin në mënyrë misterioze investitorët e kriptomonedhave.

Tiantian Kullander, ndërroi jetë në gjumë javën e kaluar, ndërsa Nikolai Mushegian, 29 vjeç, u mbyt në një plazh të Puerto Rikos pasi postoi në Tëitter se kishte frikë se CIA dhe Mossad do ta vrisnin.