BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Bota

Lufta me Rusinë, presidenti ukrainas Zelenskyy bën paralajmërimin e fortë kundrejt aleatëve

Lufta me Rusinë, presidenti ukrainas Zelenskyy bën paralajmërimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë ofensivën, por shtoi se Kievi do të pranonte vetëm një "paqe të drejtë", pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit. Komentet zoti Zelenskyy i bëri gjatë një interviste me agjencinë franceze të lajmeve 'AFP'.

Ai përsëriti gjithashtu lutjet drejtuar aleatëve për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë në ndihmë të Ukrainës.

Ndërsa të shtunën hyri në fuqi një ligj për mobilizim ushtarak, zoti Zelenskyy pranoi problemet me personelin dhe "moralin" në radhët e ushtrisë ukrainase, që ka pasur shpesh probleme me armatimet e kapacitetet njerëzore.

Muajt e fundit trupat ruse kanë bërë përparime graduale, duke marrë kontrollin e territoreve të mëdha përgjatë kufirit verilindor, në një ofensivë që filloi më 10 maj në rajonin e Kharkivit.

Por zoti Zelenskyy tha të premten se Ukraina do të vazhdojë të mbajë pozicionet e saj mbrojtëse dhe do të ndalojë çdo përparim të madh nga ana e ushtrisë ruse.

"Askush nuk do të dorëzohet", tha zoti Zelenskyy, i cili ka qenë fytyra e rezistencës së Ukrainës kundër Rusisë, që nga fillimi i sulmit në shkurt të vitit 2022.

Presidenti Zelenskyy hodhi poshtë thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për një armëpushim gjatë Lojërave Olimpike që mbahen këtë vit në Paris, duke thënë se kjo do t'i jepte "përparësi" Moskës, duke i dhënë kohë për të lëvizur trupat dhe artilerinë.

Ai tha se Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kishin "të njëjtat vlera", por shpesh "pikëpamje të ndryshme", veçanërisht se si mund të duket fundi i konfliktit.

"Të gjithë duan të gjejnë një mënyrë që lufta të përfundojë sa më shpejt", tha ai, kur u pyet mbi mundësinë e një skenari për t'i dhënë fund konfliktit.

Presidenti Zelenskyy i kërkoi Kinës dhe vendeve në zhvillim të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë mbi paqen mes dhjetëra udhëheqësve të tjerë, takim që pritet të mbahet në një vend neutral si Zvicra muajin e ardhshëm. Moska nuk është e ftuar në takim.

Ai tha se lojtarët globalë si Kina kanë ndikim tek Rusia.

"Dhe sa më shumë vende të tilla të kemi në anën tonë, në anën e atyre që kërkojnë t'i jepet fund luftës, aq më shumë Rusia do të shkojë në këtë drejtim", tha ai./ VOA