
"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e fortë: McGonigal kuptoi se këtu bëhen para, mburreshin se kishin një shok në FBI

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e vërteta që ju nuk e dini

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është kontaktuar sulmuar Ilir Metën

Dosja McGonigal/ Klodiana Lala zbardh detaje të pathëna: Ish-agjenti vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga ambasada, ja kush është Kutia e Pandorës

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

Artan Hoxha tregon si e gjeti Charlie McGonigal te restoranti i njohur: Ishte në tavolinë me ish-politikanin biznesmen

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë fiskale’”/ Artan Hoxha ironizon projektin e Portit të Durrësit dhe zbardh prapaskenat e forta: Çmimi ”dysheme” nis nga...

“Vetëm Luiz Ejlli e përmbys Ramën”/ Ish deputeti habit me deklaratën: Nuk janë burra shteti, por...

Me zemra të shkulura, zbulohet varri masiv me eshtrat e 76 fëmijëve, ja arsyeja tronditëse përse u sakrifikuan

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Shtator 2022

Një zbulim i rrallë arkeologjik është bërë në Peru, ku janë zbuluar varret e 76 fëmijëve të flijuar rreth 1 mijë vjet më parë në rituale fetare, ndërsa i frikshëm është fakti që të gjithëve u mungon zemra. Gërmimet u bënë në një vend të shenjtë parahispanik në bregun verior të Perusë.
“Ne kemi gjetur 76 varre me eshtrat e fëmijëve të flijuar në gërmimet e fundit që kemi kryer, ” tha për AFP arkeologu Luis Flores, një nga studiuesit në shenjtëroren Pampa La Cruz.
Eshtrat e fëmijëve, të sakrifikuar ishin midis moshës 6-15-vjeç, dhe u zbuluan mes korrikut dhe gushtit në dy zona të kësaj faltoreje të vendosur në komunën e Huanchaco, 500 km në veri të Limës.
“Ne ishim të befasuar që ndërsa gërmuam 10 ose 20 centimetra, dolën gjithnjë e më shumë mbetje. Kuptuam se ishin fëmijë,” tha Flores.
Ai shpjegoi se gjokset e fëmijëve ishin hapur ndërsa zemrat e tyre ishin hequr në nder të perëndive.
Dyshohet se flijimet mund të jenë për shkak të mungesës së shiut, probleme politike apo luftërave, në popullin Chimu, zbulojnë arkeologët.
Mes zbulimeve janë 5 vajza të varrosura në grup së bashku, në rreth, me kokat të bashkuara.
Në këto gërmime, përveç arkeologëve peruan, morën pjesë studentë dhe akademikë nga universitetet e Floridës dhe Luiziana në Shtetet e Bashkuara.
Puna e gërmimit përfundoi këtë muaj, por do të rifillojë në vitin 2023, tha Flores, kështu që numri i eshtrave njerëzore mund të rritet.
Ky zbulim më pas çoi në rishikimin e teorive rreth sakrificave njerëzore në ritualet parahispanike.
Qytetërimi Chimú u përhap përgjatë bregdetit peruan deri në Ekuadorin e sotëm. Rreth vitit 1475 u zhduk kur u pushtua nga perandoria Inka, kryeqyteti i së cilës ishte Cusco (në Perunë juglindore).
Nga ana tjetër, perandoria Inka u nënshtrua nga Pizarro dhe njerëzit e tij disa dekada më vonë.
Më të lexuarat


Eksperti rus bën paralajmërimin e frikshëm: Koreja e Veriut mund të kryejë një test bërthamor këtë vit. Ja çfarë pritet të ndodhë

Norvegjia i jep goditjen e fortë Rusisë, ja lajmi i mirë që ka për Ukrainën

Grupi famëkeq Wagner i Rusisë po zhvillon marrëveshje sekrete Kinën, media britanike zbardh detajet e bujshme

Ulja e popullsisë së Kinës, autoritetet marrin masa menjëherë, ja vendimi i fundit për qytetarët

Rrezikonte mbytjen në det në kanalin e La Manshit, shpëtohet gomonia me 83 refugjatë. A kishte shqiptarë në bord?

Rrahën për vdekje 29-vjeçarin me ngjyrë në SHBA, merret vendimi për 6 oficerët e policisë

Panik në Bruksel/ Sulm me thikë pranë ndërtesës së Komisionit Evropian, ka të plagosur (VIDEO)

Mutacion i ri COVID-19 për të shitur vaksinat? Plas skandali, del video-përgjimi që mund të fundosë Pfizer-in

“Kujdes nga COVID-i”/ Ekspertët ngrenë alarmin dhe paralajmërojnë qytetarët: Duhet të mbetemi vigjilentë, e keqja nuk ka kaluar

Presidenti kroat plas deklaratën e fortë: Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës
