BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e fundit

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit rreth të miturës (FOTO-EMRI)

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit
x
BREAKING NEWS

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy efektivët e arrestuar nga policia (FOTO)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy
x
BREAKING NEWS

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar në Greqi (EMRAT+FOTO)

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush
x

Bota

Nisin përplasjet brenda BE-së për Giorgia Melonin, Franca provokon Italinë pas fitores së ekstremit të djathtë

Nisin përplasjet brenda BE-së për Giorgia Melonin, Franca

Giorgia Meloni po e bën të qartë që marrëdhëniet e saj me francezët nuk do të jenë më të mirat.

Me ardhjen e saj në pushtet në Itali, Bashkimi Evropian duket se po përjeton disa lëkundje të forta përkundrejt stabilitetit të tij të mëparshëm.

Franca nuk ka pritur gjatë, duke e nisur menjëherë luftën e fjalëve me Italinë.

Vetëm disa ditë më parë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u bë pjesë e titujve kryesorë duke deklaruar atë që nga shumë u interpretua si një kërcënim i drejtpërdrejtë për popullin italian nëse ata do të sillnin Giorgia Melonin në pushtet – edhe pse siç u pa, as kjo nuk i ndaloi italianët të votonin djathtas.

Ndërkohë, menjëherë pas zgjedhjeve, ka qenë kryeministrja e Francës – Elizabeth Borne, e cila ka reaguar e para kundër Melonit duke bërë një tjetër lloj paralajmërimi kërcënues kundrejt Italisë.

Kryeministrja franceze citohet të ketë thënë se: “Në Evropë ne kemi disa vlera dhe parime, dhe padyshim që do të jemi vigjilentë”.

Më pas ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër respektimin e disa të drejtave dhe vlerave themelore të njeriut nga Italia, siç është edhe qasja e grave ndaj abortit.

Georgia Meloni është përgjigjur ndaj pyetjes së një gazetari rreth këtyre deklaratave duke thënë se ajo nuk është aspak ‘anti-grua’ edhe pse ajo nuk e përshkruan veten si një feministe duke pranuar se është kundër kuotave të detyrueshme për gratë pasi beson se pozicionet duhen arritur si rezultat i meritës dhe jo i gjinisë.

Gjithashtu ajo ka thënë se nuk ka në plan të shfuqizojë ligjin e abortit në Itali por se ka synim t’i kufizojë ato duke ofruar stimuj apo programe të ndryshme frenuese.

Gjithsesi pikëpamjet e saj kundër disa prej qasjeve të Francës – e sidomos ato të presidentit aktual Emmanuel Macron nuk mbarojnë me kaq.

Kjo është një armiqësi me rrënjë të thella në histori.

Në vitin 2018, Meloni nisi një sulm të ashpër kundër Francës dhe vetë Macronit.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Meloni akuzoi Francën për varfërimin e disa shteteve afrikane dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për flukset e emigrantëve drejt Italisë.

Vërejtjet e saj erdhën si përgjigje ndaj akuzave të Macron ndaj Italisë pasi kjo e fundit nuk pranoi një anije me qindra refugjatë që vinin nga përtej Mesdheut, duke e përshkruar sjelljen e saj si “të turpshme dhe të papërgjegjshme”.

Në përgjigje ndaj kësaj, Meloni tha se: “Presidenti francez na ka quajtur të neveritshëm, na ka quajtur cinikë dhe të papërgjegjshëm. Ai tha se ne jemi të papërgjegjshëm, sa keq? Emmanuel Macron, të papërgjegjshëm janë ata që bombarduan Libinë sepse ishin të shqetësuar se Italia do të përfitonte nga disa koncesione të rëndësishme energjetike nëpërmjet Gadafit dhe ata që na vunë përballë kaosit të emigracionit të paligjshëm me të cilin po përballemi edhe sot”.

Përveç kësaj, ajo tha: “Mos hajde të na japësh mësime, Macron! Afrikanët po braktisin kontinentin e tyre për shkakun tuaj. Zgjidhja nuk është transferimi i afrikanëve në Evropë, por çlirimi i Afrikës nga disa evropianë”.

Këto kanë qenë disa nga replikat më të rëndësishme mes dy shteteve që hedhin dritë mbi konfliktin e tyre i cili nuk nisi me zgjedhjen e Melonit në pushtet.

Edhe pse të dy këto shtete karakterizohen nga nota të theksuara nacionalizmi dhe asnjëri nuk i ka dashur kurrë emigrantët apo refugjatët e vendeve të botës së tretë, duket se më tepër se miq ata janë kthyer në armiq.

Por duhet thënë – armiq me probleme thuajse të njëjta, të cilët siç mund të përplasen sot, nesër mund edhe ta gjejnë gjuhën e përbashkët për shkak të kauzave që i ndajnë njëri me tjetrin.

Më të lexuarat