BREAKING NEWS

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i
x
BREAKING NEWS

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E
x
BREAKING NEWS

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti
x
BREAKING NEWS

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh detaje nga marrëveshja për të cilin u negociua mbi 10 orë

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh
x
BREAKING NEWS

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrjen e fortë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe
x
BREAKING NEWS

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

A ka vdekur Talo Çela? SPAK bën lëvizjen që nuk pritej

A ka vdekur Talo Çela? SPAK bën lëvizjen që nuk pritej
x

Bota

Norvegjia i jep goditjen e fortë Rusisë, ja lajmi i mirë që ka për Ukrainën

Norvegjia i jep goditjen e fortë Rusisë, ja lajmi i mirë që

Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjerman, Leopard, në Ukrainë “sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke përmendur mundësinë që dërgesa të kryhet në fund të marsit, tha Ministria e Mbrojtjes.

Norvegjia është në mesin e disa shteteve evropiane që javën e kaluar premtoi se do t’i dërgojë tanket e shumëkërkuara nga Ukraina, teksa Kievi po vazhdon luftën kundër forcave ruse.

Dërgimi i këtyre tankeve u mundësua pas vendimit të Gjermanisë, vendit ku prodhohen tanket.

Norvegjia ka 35 tanke Leopard 2, por shteti nuk ka treguar se sa tanke do t’i japë Kievit.

“Ende nuk e kemi përcaktuar numrin”, tha ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram për AFP-në.

“Është e rëndësishme që ne të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që kjo ndihmë vërtetë të bëjë dallimin për Ukrainën”, tha ai.

“Sigurisht, ne shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Berlini po ashtu synon të dërgojë në fund të marsit apo fillim të prillit 14 tanke Leopard në Ukrainë.

Norvegjia dhe shtetet e tjera që kanë tanke Leopard, u është dashur miratimi i Berlinit për t’i transferuar këto tanke në një shtet tjetër.

Javën e kaluar edhe Shtetet e Bashkuara treguan se do të dërgojnë në Ukrainë 31 tanke Abrams, teksa Ukraina po bëhet gati për një kundërofensivë me qëllim që të dëbojë forcat ruse nga jugu dhe lindja e shtetit./REL