BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Bota

Nuk ka marrëveshje! Vendet e BE-së kundër propozimit për çmimin tavan të gazit

Nuk ka marrëveshje! Vendet e BE-së kundër propozimit për

Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kundërshtuan të enjten propozimin për vendosjen e një çmimi tavan për gazin prej 275 eurosh për megavat orë. Zyrtarët argumentuan efikasitetin në atë nivel dhe ndikimin tek furnizimet dhe stimujt për të ulur konsumin.

Mosmarrëveshjet e gjata po pengojnë politika të tjera për të zbutur krizën e thellë energjetike, si fillimi i blerjeve të përbashkëta të gazit nga BE-ja dhe një proces më i shpejtë për dhënien e lejeve për burime të rinovueshme.

Diplomatët thanë se 27 vendet e BE-së ranë dakord në parim për dy objektivat e fundit, por shtynë miratimin deri në takimin e radhës më 13 dhjetor. Vendet që mbështesin vendosjen e çmimit tavan për gazin kërkojnë miratimin e të tre propozimeve.

Ministrja polake për klimën, Anna Moskwa, e quajti propozimin për çmimin tavan të paraqitur nga Komisioni Evropian si “tallje”.

Ministrja belge e Energjisë, Tinne Van der Straeten, tha për shtypin se: “Teksti i paraqitur është zhgënjyes dhe nuk qartëson nëse do të ketë ndikim tek çmimet”.

Ministri grek, Konstantinos Skrekas tha se një kufi prej 150-200 euro për megavat orë do të ishte më realist. “Kjo mund të na ndihmojë të ulim çmimet e gazit dhe rrjedhimisht të ulim çmimet e energjisë elektrike, që është një sfidë e madhe në Evropë këtë dimër”,tha ai.

Edhe Malta shprehu pakënaqësi lidhur me propozimin. Ministrja e Energjisë, Miriam Dalli tha se kushtet e rrepta që nevojiteshin për aktivizimin e mekanizmit e bëjnë atë “të pamundur”

Rreth 15 shtete të BE-së duan të caktojnë një çmim tavan për të kontrolluar kostot e energjisë pasi çmimet e gazit u rritën në nivele rekord gushtin e kaluar, nxitur nga ndërprerja e furnizimeve nga Rusia në Evropë pas sanksioneve perëndimore lidhur me agresionin e Moskës mbi Ukrainë.

Kundërshtimi i rreptë vjen nga një kamp më i vogël por i fuqishëm i udhëhequr nga Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së. Së bashku me Holandën, Suedinë, Austrinë dhe Finlandën, ata thonë se një kufi mund të zhvendosë furnizimet diku tjetër dhe të shkurtojë stimujt për uljen e konsumit.

Gjatë muajve të fundit BE-ja ka miratuar një sërë masash për të zbutur krizën, duke filluar nga kursimet e konsumit deri tek taksat për prodhuesit e energjisë. Por çështja nëse dhe si të kufizohen çmimet e gazit e ka përçarë bllokun./VOA/