BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Bota

“Oficerët gjermanë folën për një sulm raketor në Krime!”/ Rusia përgjon takimin ushtarak, ja reagimi i ish-presidentit Medvedev

“Oficerët gjermanë folën për një sulm raketor

Disa përgjime, me sa duket me origjinë nga Rusia, të oficerëve të ushtrisë gjermane që diskutojnë për transferimin e raketave ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi në Urkanië, si dhe objektivat e mundshëm, ka shkaktuar shqetësim serioz në Gjermani.

Audio e përgjimit është postuar në mediat sociale nga kreu i kanalit shtetëror rus RT. Audioja 38-minutëshe u postua në mediat sociale të premten nga Margarita Simonyan, e cila tha se ishte dëshmi se Gjermania po planifikonte sulme në Krime.

Audioja tregon diskutime rreth përdorimit të mundshëm nga forcat ukrainase të raketave Taurus të prodhimit gjerman dhe efektet e tyre të mundshme.

Oficerët e Forcave Ajrore, raporton BBC , po diskutonin se si raketat mund të godasin Urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë e kontrolluar nga Rusia.

Sipas revistës Der Spiegel, videokonferenca nuk është mbajtur në një rrjet të brendshëm të koduar të ushtrisë, por në platformën WebEx, ndaj lidhja nuk ka qenë aspak e sigurt.

Një zëdhënëse e ministrisë gjermane të Mbrojtjes konfirmoi se ishte një bisedë mes oficerëve të forcave ajrore, por tha se ajo “nuk ishte në gjendje të thoshte me siguri” nëse zërat ishin ndryshuar përpara publikimit.

Nga ana e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti rrjedhjen “një çështje shumë serioze dhe kjo është arsyeja pse ajo tani po hetohet me shumë kujdes dhe shumë intensivisht”.

Moska shprehu zemërimin e saj, ndërsa zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova që kërkoi një shpjegim të menjëhershëm nga Gjermania.

“Përpjekjet për të shmangur përgjigjen e pyetjeve do të konsiderohen si pranim i fajit”, tha ajo.

Me tone të larta ishte komenti i ish-presidentit dhe nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit, Dmitri Medvedev, i cili shkruante në Telegram se “Rivalët tanë të përjetshëm – gjermanët – janë kthyer sërish në armiqtë tanë të betuar”.

Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë t’i furnizojë me raketa Taurus , të cilat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra. Megjithatë, qeveria Solz ka refuzuar deri më tani, nga frika se kjo do të çonte në një përshkallëzim të konfliktit.

Franca dhe Britania e kanë furnizuar Kievin me raketa Scalp, të cilat kanë gjysmën e rrezes së atyre gjermane.