Ushtria izraelite thotë se ka rifilluar luftimin kundër Hamasit në Gaza. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Hamasi kishte hapur zjarr ndaj Izraelit, duke shkelur kështu kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.
Armëpushimi zgjati shtatë ditë dhe u liruan 110 pengje të mbajtura nga Hamasi dhe 240 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Siç raporton BBC ndërmjetësit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, edhe pse luftimet kanë rifilluar.
Pak para skadimit të armëpushimit shtatë-ditor, Izraeli tha se rrëzoi një raketë të lëshuar nga Gaza, ndërsa mediat e lidhura me grupin Hamas raportuan shpërthime dhe të shtëna me armë në veri të Gazës.