BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Bota

Prestigjiozja 'Financial Times' rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023

Prestigjiozja 'Financial Times' rendit Mira Muratin mes 25 femrave

Lista është e përbërë nga gra që kanë marrë vlerësime prestigjioze, por edhe çmimet Nobel, Pulitzer, Grammy dhe Kupat e Botës nuk arrijnë të kapin plotësisht natyrën shumëplanëshe të punës së tyre.

Ndikimi, fuqia për të bindur, për të mbrojtur ndryshimin dhe për të imagjinuar mënyra më të mira për t'i bërë gjërat, merr shumë forma.

The Financial Times ka publikuar një listë të grave më me ndikim në botë, duke shkruar për secilën nga një artikull, autore të cilat janë gra të tjera të fuqishme në skenën ndërkombëtare.

Lista është e përbërë nga gra që kanë marrë vlerësime prestigjioze, por edhe çmimet Nobel, Pulitzer, Grammy dhe Kupat e Botës nuk arrijnë të kapin plotësisht natyrën shumëplanëshe të punës së tyre.

Siç shihet edhe më poshtë listë përmendet edhe shqiptarja Mira Murati. Puna që ka zgjedhur të bëjë me pasion, dhe impakti që ajo lë në të tashmen dhe të ardhmen, ka bërë që shefja e teknologjisë OpenAI të renditet mes emrave të mëdhenj si Margot Robbie, Beyoncé, Ursula von der Leyen apo Olena Zelenska si një ndër gratë më të fuqishme.

Artikulli i saj i shkurtër është shkruar nga Marissa Mayer, e cila është bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e startup-it të inteligjencës artificiale Sunshine.

Shefja e teknologjisë OpenAI, Mira Murati, është në krye të transformimit të thellë dixhital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese. Udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë AI në jetën tonë të përditshme, si dhe si të zhvillojmë AI me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren. Tepër e vëmendshme në parashikimin e ndërveprimeve njerëzore-AI, Mira është pro testimeve të hapura, publike – duke na inkurajuar të kapim këtë moment unik në kohë. Si diçka dukshëm e rrallë – një grua që drejton një kompani teknologjike – historia dhe lidershipi i Mirës janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr.

Në listën e FT përfshihen:

Margot Robbie, Beyoncé, Barbara Kingsolver, Phoebe Philo, Lola Shoneyin, Alia Bhatt, Aespa, Mira Murati, Makiko Ono, Fran Drescher, Lisa Dyson, Carol Tomé, Karin Keller-Sutter, Marie-Claire Daveu, Marina Silva, Ursula von der Leyen, Mary Barra, Janet Truncale, Narges Mohammadi, Coco Gauff, Jenni Hermoso, Elizabeth Maruma Mrema, Chen Chien-Jou, Katalin Karikó, Olena Zelenska.