Drejtoria Qendrore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) kreu një sulm kibernetik kundër Ministrisë së Mbrojtjes Ruse për të pasur akses në të dhëna dhe dokumente, përfshirë ato të klasifikuara. Kështu ka bërë të ditur Gur në kanalin e saj në Telegram. “Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës kanë kryer një tjetër operacion special të suksesshëm kundër shtetit agresor rus. Si rezultat i një sulmi Ddos u bë i mundur aksesi në serverët e Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse”, thuhet në mesaz .
Shërbimi i inteligjencës tha se kishte fituar akses në softuerin që ministria ruse përdorte për të mbrojtur informacionin dhe në një numër dokumentesh të klasifikuara. “Ne po flasim për urdhra, raporte dhe dokumente të tjera që qarkulluan midis më shumë se dy mijë njësive strukturore të Departamentit të Sigurisë së Rusisë. Informacioni i marrë na lejon të krijojmë strukturën e plotë të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe lidhjet e tij”, shtoi Gur. Analiza e të dhënave të marra, në veçanti, ndihmoi në identifikimin e gjeneralëve, asistentëve, specialistëve dhe punonjësve të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes së Moskës.Ndërkohë, Ministria e Jashtme ruse ka thirrur dje ambasadorin gjerman në Moskë, Alexander Lambsdorff. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Ria Novosti. Kjo ngjarje duhet të ketë të bëjë me tekstin e publikuar javën e kaluar nga kryeredaktori i grupit mediatik Russia Today dhe kanalit televiziv RT, Margarita Simonyan. Bëhet fjalë për transkriptin e një bisede të supozuar mes oficerëve të forcave të armatosura gjermane (Bundeswehr) që do të dëshmonte për planet për një sulm me raketa kundër urës së Krimesë.