BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Bota

Ura më e gjatë në botë do të ndërtohet në Itali, ja dy qytetet e mëdha që do të lidhë

Ura më e gjatë në botë do të ndërtohet në

Qeveria Meloni miratoi një dekret, në bazë të të cilit u vendos të ndërtohet një urë që do të lidhte Kalabrinë me ishullin e Siçilisë.

Ura e Ngushticës së Mesinës është një projekt që në të kaluarën është diskutuar shpesh herë, duke shkaktuar konfrontime partiake dhe brenda qeveritare.

Nëse ajo që sapo është miratuar këtë herë mund të përmbyllet vërtet, punimet do të nisin në korrik 2024 dhe pritet të përfundojnë brenda pesë viteve. Kjo urë me kabllo do të jetë 3.3 kilometra e gjatë (për lëvizjen e makinave dhe trenave) dhe siç theksohet “do të jetë më e gjata në botë”. Objektivi kryesor është zëvendësimi i lidhjes aktuale që realizohet me traget dhe favorizimi i zhvillimit ekonomik të Italisë së Jugut. Dekreti përkatës i qeverisë së Romës parashikon që një kompani e posaçme publike (Società Stretto di Messina) do të ndërmarrë koordinimin e veprimeve të nevojshme për ndërtimin e urës. Kostoja totale llogaritet në 7 miliardë euro, të cilat do të mbulohen tërësisht nga shteti italian.

“Do ta bëjmë realitet këtë projekt madhështor, dhe do t’i lëmë përshtypje mbarë botës”, nënvizohet në një komunikatë për mediam ministria që do të merret me projektin.

Gazeta italiane La Repubblica, megjithatë, shkruan se në të kaluarën janë shpenzuar mbi 300 milionë euro për studime dhe ngritjen e kompanive të veçanta me këtë objektiv specifik, pa iu dorëzuar qytetarëve asnjë metër të urës me kabllo. Në të njëjtën kohë, sipas shumë ekspertëve, duhet marrë seriozisht se bëhet fjalë për një zonë sizmike dhe se në kushte të këqija atmosferike, sidomos me erë të fortë, nuk mund të ishte e mundur qasja në “Urën e ngushticës së Mesinës”.

Së fundi, për të qenë në gjendje të kufizohet gjatësia e saj në 3,3 kilometra, duhet të zgjidhet domosdoshmërisht një zonë e cila është mjaft larg nga qytetet Rigio në Kalabri dhe Messina në Siçili, me një “rrezik” për të vazhduar, gjithsesi funksionimin e lidhjes aktuale, nëpërmjet trageteve.