Pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ditën e djeshme Presidenti Zelensky kërkoi anëtarësim të shpejtë të Kievit në NATO, pasi Vladimir Putin u aneksoi 4 rajone të Ukrainës. “Ne kemi arritur standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, ka thënë Zelensky në një video të postuar nga Presidenca ukrainase në rrjetet sociale. Ndërkohë, ai është shprehur pas Këshillit të Sigurisë se do të ketë bisedime me Rusinë vetëm kur të ndërrohet presidenti, duke mbyllur çdo mundësi sado të vogël të një takimi me Putin. “Vendi ynë është përpjekur gjithmonë të bashkëjetonte në kushte të barabarta dhe të ndershme, dinjitoze dhe të drejta”. “Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Kjo është arsyeja pse ne jemi gati për dialog me Rusinë, por me një president tjetër. Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria”, tha Zelensky. NATO i ktheu përgjigje menjëherë. “Dera jonë është e hapur për të gjitha vendet e BE-së”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në një konferencë urgjente për shtyp, menjëherë pas kërkesës zyrtare të Kievit për anëtarësim të shpejtë në Aleancën e Veriut. Jens Stoltenberg i referoi Ukrainës vendimet e Samitit të qershorit të kaluar në Madrid, duke theksuar se kërkesa e Kievit do të shqyrtohet dhe duhet të pranohet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. “NATO mbështet të drejtën e të gjitha vendeve për të aplikuar për anëtarësim në Aleancë dhe gjithmonë e mban të hapur derën për Ukrainën, siç kemi deklaruar në të kaluarën”, tha ai. “Ne mbështesim të drejtën e Ukrainës për të përcaktuar rrugën e saj. Qëllimi ynë tani është të ofrojmë mbështetje për Ukrainën për të zmbrapsur sulmin barbar të Rusisë”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë