U hodhe e u përdrodhën Zhulalët, Veshot, Ballinjtë me analizat e tyre tek News -“24 rreth vizitës së presidentit Ukrainas, Zelenski, në samitin e Tiranës, me liderët e Ballkanit Perendimor, duke u përpjekur t’i japin një konotacion negativ. ”Samitet dy ditorë s’ishin tjetër veçse largim i vëmendje së kryeministrit nga problemet brenda vendit. Atë që shumëkush e shikon si sukses në politikën e jashtme të qeverisë shqiptarë, skeptikët mbushën ekranet me dogmat e tyre, për hedhje hi sysh të ndërkombëtarëve, për të mbuluar korrupsionin e vet kryeministrit. Që opozita është për të bërë opozitë, kjo është detyra e saj, por të mos e shohësh të vërtetën në sy, edhe kur ka të bëjë me fatet e kombit, është më tepër se miopi politike… Vizita e Zelenskit ishte një kambanë alarmi i perëndimorëve, të cilët e shohin sigurinë kombëtare si një problemet kyçe të shtetit shqiptar i cili ndryshe, nga gjithë vendet e rajonit, lidershipi i viteve të demokracisë, jo vetëm e ka kaluar jashtë vëmendjes, por ka shkatërruar infrastrukturën ushtarake, duke e kthyer të gjithën në shitje për skrap, e cila në kohën e diktaturës i pat kushtuar popullit tonë një djall e gjysëm. Tani duhet të kthejmë sytë, për të vënë në funksion tre uzinat e armatimit ushtarak, kur ato ishin ndërtuar mirë e bukur, duke u dhënë zgjidhje problemeve të sigurisë, por edhe të punësimit. Lidershipi opozitar që fle mbi dafina, mbush ekranet me analiza për farsitetin e vizitës Zelenski, kur ajo, jo vetëm tërhoqi vëmendjen për sovranitetin, por morri dhe masa konkrete. Putinat e Vuçiçat, atyre u interesojnë t’i përdorin për t’i bërë karshillëk qeverisë e kryeministrit, duke harruar se ata janë armiq potencialë të cilët, po kthejnë luftën e ftohtë në botë, ndaj dhe duhet një vëmendje e shtuar për të marrë masa për garantimin e sigurisë kombëtare, garant i paqes. Vizionarët e mëdhenj të pas viteve 90 -të, etja për pushtet i shtyu t’i venë ferrën sigurisë kombëtare.
Zhveshën për interesa korruptive mbrojtjen, duke e lënë me gisht në gojë. Nënshkrimi i marrëveshjes Rama – Zelenski në Samit për armatimin, ishte thelbi i kësaj vizite. BE dhe SHBA, kur panë se korrupsioni kishte kapur sistemin, po minonte demokracinë, shpallën non gradat e liderëve apo reformimin e drejtësisë,tani që lufta po troket në portat e Ballkanit nuk ka se si të pranojnë lënien e një vendi në mëshirën e fatit edhe pse një vend antar i NATOS, por Shqipëria nuk mund të jetë përjashtimi, kur secili nga vendet e bllokut armatosen për të garantuar edhe më shumë sovranitetin e tyre. Qëndrimi i lidershipit i viteve të demokracisë, me sa duket i inspiruar nga mbreti Zog, kërkon një 39 të dytë, që t’ja lerë të hapura portat çdo agresori dhe vetë me valixhet e mbushura me florinj, t’ja mbathë njësoj si ”Lart madhënia e tij”. Është shqetësim i madh i botës perëndimore që kurse në kryeqytetin tonë, zhvillon samitet dy ditorë, njëri për ndihmën ndaj Ukrainës, por që godiste tek siguria kombëtare e gjithësecilit shtet, tjetrin për ekonominë, duke e parë Shqipërinë, si një partner të besueshëm për të cilin duhet investuar për ta fuqizuar. E gjitha kjo është rrjedhojë e punës së diplomacisë dhe veçmas kryeministrit Rama, që e ka kthyer çështjen shqiptare në një faktor të rëndësishëm, duke i dhënë peshën që i takon gjeopolitikës shqiptare. Samitet e njëpasnjëshme të organizuara nga organizmat më të larta botërorë apo vizitat e lartë të liderëve; që nga kryediplomati i SHBA-së Blinken dhe deri tek liderët e BE -së, janë shprehje e qëndrimit ndaj zhvillimeve të demokracisë, ku padyshim bota kërkon të eci me ritmet e kohës. Por çfarë t’i thuash rithemeluesva tanë të cilët mbetën poshtë dritares së kryetarit të rithelimit apo duke i fryrë bilbilave në parlament si e si të marrin peng institucionin që ve në lëvizje të gjithë sistemin. Jo se edhe kur e sheh të ulur në parlament kryetarit të PD -së, shqetësimi i tij për ndryshim të buxhetit të shtetit për t’i akorduar një fond për mbrojtjen e Kosovës, kur kryeministri kosovar shkon për ”ujkende ” dhe nuk denjon t’i bashkohet samitetit, u hodh e përdrodh analiza ekranesh për përfitime politike të njërit apo tjetrit krah, duke harruar thelbin e asaj që ndodh me çështjen shqiptare ; jemi i vetmi komb në botë i ndarë në dy shtete.
Në vend të shqetësim për një koordinim punësh të diplomacisë mes dy shteteve në një strategji që përbashkon interesat e kombit, shtyhen kohët televizive për të gjetur fajin mes dy kryeministrave, kur shihet si në dritë të diellit, ndikimi që ka sot kryeministri shqiptar ndaj liderëve botërorë edhe pse një vend i vogël, por ka rritur peshën specifike, falë koherencës e kohezionit politik të brendshëm e të jashtëm. Në se ndiqje barometrin tek EurroNews, sondazhet e nxjerra të cilat nxirrnin; Bashën me 14 përqind vlerësim pozitiv, Metën 9 përqind, Berishën 28 përqind, Ramën 53 përqind, janë pasqyra e fytyrës së lidershipit, tonë në sytë e elektoratit. Kjo është një arsye më tepër për të kuptuar se sa boshe janë analizat nëpër ekrane, ku përpiqen ta reduktojnë faktorizimin tonë në sytë e ndërkombëtarëve si një përpjekje e kryeministrit për t’i ikur realitetit shqiptar. Për realitetin pyet, ata që e jetojnë e jo ca analistë të mbetur ekraneve të kthyer në tellallë të dalur mode. Gjithë samitet e organizuar në Tiranë dhe vetë vizita e Zelenskit është një kambanë që bie edhe për elektoratin opozitar, i cili duhet t’i thërrasë mendjes për të gjetur lidershipin vizionar që çon përpara zhvillimin e shoqërisë e jo të përpiqet të mbajë peng demokracinë përmes mikrofonash që rrinë montuar me muaj poshtë dritares së kryetarit të rithemelimit, duke mbajtur me sy përpjetë një grusht njerëzish të cilët qenkan ”heronj” të vetëflijimit të ndërgjegjes së tyre e cila nuk u lodh duke dëgjuar për dit me radhë të njëjtat slogane…. Se sa vizionar është lidershipi i vjetër, mjafton të ndjekësh sot shqetësimin për rrezikun e luftës së Tretë Botërore dhe ç’dëm i është bërë sigurisë sonë kombëtare, atëhere do të kuptosh se ç’pasoja të rënda i ka sjellë korrupsioni demokracisë shqiptare.
Embargua e krijuar sot lidershipit opozitar jashtë dhe brenda vendit, është rrjedhojë e marrjes peng të demokracisë, pavarësisht fjalëve të thënë nëpër ekrane të deputetëve si ; se mjaft deputetë demokratë kanë bërë takime me senatorë amerikanë, nuk mund të ndryshojë tabloidin e lidershipit të vjetër opozitar, pengun e mosbindjes civile në parlament apo tubimi tek rrugica e shpresës, skenarët më të shëmtuara që bota demokratike ka përjetuar, nga se u mungon vizioni për ta sjellë opozitarizmin në atë format që kërkon demokracia funksionale. Vizita e Zelenskit është një këmbacë për opozitën për të sjellë frymën e vërtetë opozitare, me një lidership ndryshe nga i vjetri, i cili u ka lënë shëndenë me kohë e me vakt, nga se është udhëhequr nga mëndje e mbrapshta aq sa ka cënuar edhe sigurinë kombëtare… Gjithë luftën politike e kanë ngritur mbi interesa të ngushta të një grushti njerëzisht që ciklohen e riciklohen, vetëm e vetëm për të ruajtur statukuonë e ish pushtetarëve të korruptuar, duke vënë në rrezik dhe fatet e kombit….