Dje në Shqipëri u inaugurua zyrtarisht hapja e Bazës Ushtarake Ajrore Taktike të NATO -së në Kuçovë, ish Qytetin – Stalin. Në këtë veprimtari politiko – ushtarake morën pjesë krerët më të lartë të shtetit borgjez shqiptar si Bajram Begaj, Presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, etj, zyrtarë të lartë të NATO-së, ambasadori i ambasadës së SHBA- së në Shqipëri, ministri i mbrojtjes së Italisë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Krerët më të lartë të shtetit borgjez shqiptar dhe zyrtarët e lartë të NATO – së në fjalimet e tyre reaksionare e imperialiste demagogjike e patetike ngritën në qiell rëndësinë e madhe që paskërka kjo bazë për ” sigurinë e mbrojtjen ” e Shqipërisë, “stabilitetin e sigurinë “në rajonin e Ballkanit, etj. Por, përtej kësaj retorike reaksionare e imperialiste është e domosdoshme të njohim thelbin e kësaj politike reaksionare e imperialiste. Për të kuptuar thelbin e kësaj politike reaksionare e imperialiste është e domosdoshme të njohim kush është NATO.
Kush është NATO?
NATO është një organizatë politiko – ushtarake e imperializmit amerikan dhe aleatëve të tij perëndimor, e cila drejtohet e kontrollohet nga imperializmi amerikan. NATO, siç na tregon historia, u krijua në vitin 1948 nga imperializmi amerikan dhe aleatët e tij perëndimor, me qëllim mbrojtjen e interesave e synimeve agresive e luftënxitëse të imperializmit amerikan për hegjemoni e sundim botëror, kundër vendeve socialiste me në krye Bashkimin Sovjetik të udhëhequr nga Stalini i madh, kundër lëvizjeve revolucionare të proletariatit dhe masave punonjëse që luftojnë kundër borgjezisë reaksionare shtypëse e shfrytëzuese dhe lëvizjeve nacionalçlirimtare të popujve të shtypur që luftojnë kundër zgjedhës imperialiste. Historia e NATO – së na tregon shumë qartë, se NATO ka ndërmarrë agresione ushtarake kundër lirisë e pavarësisë së popujve e shteteve sovrane si në Afganistan, Irak, Siri, Libi etj, duke vrarë me qindra – mijra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të pallogaritshme materiale. Pra, NATO ka patur e ka karakter agresiv e pushtues kundër lirisë e pavarësisë së popujve e në shërbim të imperializmit amerikan që lufton për hegjemoni e sundim botëror. Pra, sistemi i vjetër kapitalist e imperialist ka qenë e është burim i luftërave imperialiste kundër lirisë e pavarësisë së popujve.
Pasojat e vendosjes së bazave ushtarake të NATO-s në Shqipëri
Vendosja e bazave ushtarake të NATO- së në Shqipëri ka pasoja shumë të rënda për fatet e saj. Në rrethanat e sotme historike në të cilat ndodhet Shqipëria, kur janë acaruar në kulm kontradiktat antagoniste midis fuqive të mëdha imperialiste, veçanërisht midis dy grupeve të mëdha imperialiste, nga njëra anë SHBA, Bashkimi Evropian, etj të inkuadruar në NATO, dhe nga ana tjetër, Rusia, Kina, Irani etj, përbën një rrezik shumë të madh për Shqipërinë.
Këto fuqi imperialiste, me synim për hegjemoni e sundim botëror, po kërcënojnë njerëzimin me një Luftë të Tretë Botërore dhe shfarosjen e njerëzimit me bomba atomike. Në themel të çdo doktrine ushtarake, goditja kryesore ndaj armikut drejtohet, para së gjithash, kundër bazave ushtarake. Kjo gjë do të thotë, se bombat e raketat e Putinit do të godasin bazat e NATO – së në Shqipëri, pra do të sulmojnë Shqipërinë. Merret me mend se ç’pasoja katastrofale në njerëz dhe dëme materiale do të ketë për popullin shqiptar e Shqipërinë. Pra, fajtore për këtë tradhti e tragjedi të madhe kombëtare është Shteti borgjez shqiptar, Parlamenti borgjez shqiptar, Qeveria borgjeze shqiptare e Edi Ramës, opozita borgjeze shqiptare, partitë borgjeze shqiptare të djathta e të ” majta ” si Partia Demokratike borgjeze neofashiste e Sali Berishës, Partia Socialiste borgjeze neoballiste e Edi Ramës, etj, të cilët janë sjellë e sillen si vasalë të mjerë politikë në shërbim të sundimtarëve të tyre imperialistëve amerikan e evropian. Këta, politikanë e pushtetarë borgjezë shqiptarë, këta vasalë të degjeneruar e mjerë të imperializmit euro – amerikan, kanë sakrifikuar e po sakrifikojnë interesat kombëtare të Shqipërisë për interesat e tyre klasore e politike për pushtet. Edi Rama, Kryeministri borgjez antikomunist e antikombëtar i Shqipërisë, ky vasal i bindur i imperializmit, deklaroi sot publikisht, se i lutet NATO – së të hap edhe një bazë detare në Porto – Romano, duke e trajtuar kështu Shqipërinë si një çiflig të tij, njëlloj siç veproi dikur edhe kryetradhëtari ish mbreti Ahmet Zogu me Italinë fashiste të Duçes. Imperializmi amerikan e evropian i kanë shpërblyer po i shpërblejnë vasalët e tyre politikë borgjezë shqiptarë me pushtet e pasuri, pavarësisht krimeve të tyre të mëdha kundër popullit e atdheut. Pra, politikanët e pushtetarët borgjezë shqiptarë kanë shitur e po shesin interesat kombëtare të Shqipërisë tek imperializmi euro – amerikan, me synim për të mbrojtur e garantuar interesat politike të klasës borgjeze shqiptare në fuqi. Pra, Shqipëria është një koloni e imperializmit euro – amerikan.
Qëndrimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë
Partia Komuniste e Shqipërisë e udhëhequr nga shkenca marksist – leniniste dhe mësimet e Enver Hoxhës është kundër vendosjes në Shqipëri të bazave ushtarake të huaja, kundër aleancave ushtarake agresive, kundër aderimit të Shqipërisë në NATO dhe vënies së territorit e potencialeve të saj në shërbim të këtyre bazave e aleancave. Partia Komuniste e Shqipërisë dënon politikën antipopullore e antikombëtare të shtetit borgjez shqiptar të Edi Ramës, për vendosjen e bazave ushtarake të NATO – së në Shqipëri. Partia Komuniste e Shqipërisë e konsideron mbrojtjen e atdheut nga agresioni imperialist si një detyrë të shenjtë dhe e mbështesin atë, në radhë të parë, tek masat popullore, populli, tek atdhetaria dhe trimëria e tyre tradicionale. Partia Komuniste e Shqipërisë i bën thirrje popullit shqiptar të zgjohet politikisht e të protestojë kundër aderimit të Shqipërisë në NATO dhe kundër bazave ushtarake të NATO- së.