Gazetari, Ferdinant Dervishi i ftuar në një program televiziv u shpreh se shikon një gjendje të rënduar psikologjike të kryetarit të partisë së Lirisë, Ilir Meta pas sulmeve që ky i fundit bëri ndaj kreut të SPAK-ut, Dumanit.
Dervishi: Shoh prej tre vjetësh apo katër vjetësh që ka një acarim që shkon duke u zmadhuar dhe që e kemi në këtë lloj paraqitjeje.
Unë shoh një gjendje të rënduar psikologjike të tij që nuk ka filluar tani.
Ka filluar që kur partia e tij ka filluar të zvogëlohet për shkak të vetëndërtimit të asaj partie.
E ndërtuar më shumë nga njerëz që anonin më shumë tek një vend pune.
Pra acarimin e kam parë fillimisht në këtë formë, kurse tani po e shoh me probleme penale që mund të ketë ai vetë apo bashkëshortja e tij në SPAK.
Nuk e di se deri ku kanë shkuar këto probleme.
Unë e shoh si një ngarkesë të madhe psikologjike.
Unë mendoj se ai fillon tani dhe ka ato fantazitë e veta.