BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Lifestyle

Është bërë trend i kohëve të fundit, por a duhet përdorur Sudocream për të trajtuar aknet? Ja se ç'thonë ekspertët

Është bërë trend i kohëve të fundit, por a duhet

Është bërë trend i kohëve të fundit, aq sa kudo nëpër TikTok e në dyqane të ndryshme, mund të kesh parë një krem gri, i cili ka trajtën e një pomade të trashë dhe quhet Sudocream.

Ky krem po përdoret gjerësisht në TikTok, sidomos nga gocat, të cilat po i përdorin për të rindërtuar barrierën e lëkurës (sipas tyre), si dhe për trajtimin e akneve e shenjave të tyre. TikTok-u po e promovon shumë Sudocream, për shkak se kushton shumë pak në krahasim me produkte të tjera të shtrenjta.

Por, ç’thonë ekspertët për këtë?
 
Mjekja estetike Dr. Chandni Rajani u shpreh për Popsugar se efektiviteti i Sudocream në trajtimin e akneve është i debatueshëm, pasi kremi i famshmë nuk ka një formulë specifike për trajtimin e akneve.

“Sudocream përmban përbërës si oksidi i zinkut, i cili mund të ndihmojë në zvogëlimin e skuqejes dhe përthithjes së yndyrës së tepërt, por mund të mos jetë aq efektiv në trajtimin e akneve dhe shenjave të tyre. Kremrat dhe serumet që përmbajnë peroksid benzoil dhe acid salicilik janë efektive dhe të krijuara posaçërisht për të eliminuar bakteret që shkaktojnë akne”.

Sudocream është shumë i lavdëruar për përfitimet që sjell në zvogëlimin e skuqjes dhe inflamacionin, si dhe për sigurimin e një shtrese mbrojtëse për lëkurën, por sipas Dr. Rajani, duhet të merrni parasysh se ka disa rreziqe të mundshme. “Disa njerëz mund të përjetojnë acarim të lëkurës dhe reaksione të ndryshme alergjike ndaj përbërësve të Sudocrem. Përpos kësaj, përdorimi i Sudocream si një trajtim për aknet, mund të mos jetë aq efektiv sa përdorimi i një trajtimi specifik për aknet.

Por, ekspertja e bukurisë në “Doctors Cosmeceutical Skincare Formula”, Diane Ackers, ka treguar disa rekomandime për trajtimin e akneve dhe thotë se acidi salicilik dhe niaciamidet këshillohen për trajtimin e akneve. Pra, herës tjetër, kërkoni këta përbërës për kremrat dhe serumet që do të përdorni për të luftuar aknet.

Është bërë trend i kohëve të fundit, por a duhet