BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Opinion / Editorial

Rusia superfuqia botërore, e zhytur në izolim dhe errësirë

Rusia superfuqia botërore, e zhytur në izolim dhe errësirë

Cdo ditë e më shumë superfuqia botërore Rusia, po zhytet edhe më shumë në izolim dhe errësirë. Tablloia që paraqet sot gjëndja e saj, është sa vajtuese aq dhe keqndjellëse. Arsyet pse ka rënë kaq poshtë, kjo superfuqi botërore janë të shumta, por mbi të gjitha egoizmi i krenarisë, së ushqyer në shekuj i demonizmit nacionalist i sundimit mbi të tjerët. Po në këto mendësi është edhe Sërbia, motra e saj e vogel, ku përfaqësuesi i saj Aleksandër Vucic, vjen në Samitin e Tiranës formalisht, jo për cështjet që trajtoj Samiti, por për të bërë avokatin e Rusisë. Ndërmjet të tjerave ai do të shprehej;" Marrdhëniet tona me Rusinë, bazohen në vendime racionale, ne me Rusinë kemi patur sukses në politikën tonë". Rusia gjatë gjithë historisë së saj, nuk e ka njohur kurrë dhe pranuar sistemin demokratik, si shprehje e lirisë dhe barazisë për popujt. Ajo edhe në epokat e carizmit, socializmit, si dhe pas luftës së ftohtë dhe shpërbërjes si federatë, nuk mundi të zhvishej nga mentaliteti diktatorial, aq më keq kur me 1999 vihet në krye të shtetit ish,kryetari i KGB Vladimir Putin.

Me ardhjen në fuqi si president, ai e braktisi bashkëpunimin me perëndimin, duke menduar se mospajtimet dhe kritikat brënda kësaj superfuqie, do të toleroheshin në favor të aventurizmit te tij. Kështu para dy vjetësh Moska e përlyer në luftrat me ish.republikat e saj, në Sirinë e Basharit si dhe në Krime me 2014, kishte përgatitur në mënyrë eufemistike, "Operacionin Special Ushtarak" për të sulmuar Ukrainën. Ky operacion i cmëndurisë putiniane, ka shkaktuar gjakderdhje me permasa katastrofike, ku në se Ukraina ka humbur mbi 30 mijë trupa, Rusia sipas të dhënave të nxjera nga agjensitë prestigjoze, numurohen mbi 300 mijë të vrarë pa llogaritur mijra të plagosur e gjymtuar, në këtë invazon ku qytetarët rusë po përdoren mish për top. Analistë dhe mendimtarë të kësaj fushe, me të drejtë thonë se Putini po sulmonte një nga vëndet me ushtrinë më të madhe të rajonit, që tregoi pamaturi por dhe pamundësi për ta mposhtur Ukrainën. Ushtria e sotme e Putinit, nuk është ajo e Luftës së Madhe Patriotike, kur SHBA dhe Anglia bën pakt me Rusinë komuniste të Stalinit, pa vënë në tavolinë bindjet idelogjike, por të shkatërronin makinën ushtarake naziste, që po kërcënonte botën.

Fatkeqesisht sot këtë rrol të djeshëm të nazistëve, po e bën ushtria e komanduar nga oligarkia putiniane. Në se ushtarët e Ukrainës nderohen si heronj, për mbrojtjen e vëndit të tyre, ushtarët rus bien theror pa lavdi, për kënaqësi të egoizmit putinian. Oligarkia rrotull tij si dhe mediat dizinformuese, po ushqejnë me gënjeshtra mëndjen e sëmurë të tij, duke e zhytur Rusinë akoma e më thellë në errësirë e izolim. Për të justifikuar dështimin e aventurizmit të tij ndaj Ukrainës, vazhdon t'u referohet retorikave kërcënuese. Kështu bëri në fjalimin e tij, gjatë daljes para dy dhomave të parlamentit dhe Këshillit të Federatës, para ditës së zgjedhjeve presidenciale që po afrojnë. Duke folur për raportet me perëndimin, nga "kështjella" që po rrënohet dalë ngadalë, ai e kërcënoj perëndimin se do do ketë pasoja tragjike, në se do të përdorë forcat e NATO-s. Në këtë fjalim ai u fokusua në përplasjen me perëndimin, duke e akuzuar atë se po na tërheq në një garë armatimesh. Preteks për këtë kërcënim, mori propozimin e presidentit francez Emanuel Makron, për dërgimin e truapave të NATO-s në Ukrainë. Duke e kërcënuar perëndimin me vdekje, ai me megallomaninë që e karakterizon shtoj se, Rusia ka armë që mund të godasë teritoret e NATO-s. Me këtë kërcënim ai nxit një konflikt real bërthamor, që nënkupton shkatërrimin e njerzimit.

Një nga akuzat e tij ishte se, perëndimi po nxit përdorimin e armëve dhe shkatërrimin e civilizimit. Se si po e shkatërron perëndimi civilizimin, këtë vetëm Putini me oligarkët rrotull tij e dinë dhe askush tjetër. Por Putini harron se ato armë vdekje prurëse, nuk i ka vetëm ai por edhe të tjerët përballë tij. Duke stimuluar veten me gënjeshtra dhe ata që i besojnë atij, ai shprehet se shumica e rusëve e "mbështesin pushtimin" në shkallë të gjërë të Ukrainës, i cili u fut në vitin e tretë të dështimit me turp. Për t'u justifikuar përpara rusëve, përsëriti narrativën se pushtimi i Ukrainës ishte i domosdoshëm, për mbrojtjen e sovranitetit të Rusisë dhe sigurisë. Duke inspiruar mediat dizinformuese rrotull tij, që mashtrojnë popullin dhe nxitin urrejtjen ndaj demokracisë liberale, ai arrin deri atje sa t'u thotë rusëve se perëndimi e do Rusinë të "vdekur".

Kur në fakt ajo cka po ndodh brënda Rusisë tregon të kundërtën, sepse opozita dhe rusët që ndiejnë denigrimin e kësaj superfuqie, kërkojnë largimin e tij si shkaktar i dramës së madhe të izolimit të Rusisë. Izolimi dhe errësira që ka mbuluar Rusinë, e përjashtuar nga shumë aktivitete ndërkombëtare, ku nuk i shihet as flamuri kombëtar, i ka ardhur nga politika kërcënuese dhe agresive. Këto politika kanë shtërnguar litarin e sanksioneve të cilat po shkatërrojnë ekonominë, për pasojë po rrisin nivelin e varfërisë në përmasa të pallogaritëshme. Zgjedhjet e këtij muaji kanë pak gjasa në ndryshimin e kursit, nga që në Rusi ato janë të diktuara dhe të manipuluara, pavarësisht se qeveria mundohet t'u thotë ruseve, se ato shprehin ndjenjën e legjitimitetit. Ato janë një gur prove për Rusinë, sepse fitorja e tij si president për të pestën herë, do ta thellojë edhe më tej krizën ekonomike, izolimin në mardhëniet ndërkombëtare, si rezultat i vazhdimësisë së operacionit luftarak në Ukrainë, që nuk po i duket fundi. Këto zgjedhje që kontrollohen rreptësisht nga klika në fuqi, në se do të flisnin me gjuhën e lirisë dhe demokracisë, do t'i kthenin kësaj superfuqie, autoritetin e mëparshëm që e ka humbur para botës.