Analisti Artur Zheji në një studio televizive thotë se kryeministri Edi Rama ka ‘zbritur’ në fushë pasi kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi akuzon të vëllanë se Olsi Rama i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’.
Zheji u shpreh se kreu i qeverisë këkon të kryejë kundërsulm politik, duke ditur se nuk ka asgjë të re në akuzat e Bardhit.
Artur Zheji: Në këtë rast, mendoj që Rama nuk ka kazuz për të bërë politikë kombëtare. E ka shmangur. Unë mendoj që po kthehet edhe kryeministri edhe kryetari i partisë. Pra, kryeministri, duke qenë se është krejtësisht i qetë, që nuk ka elementë të rinj dhe nuk ka absolutisht asgjë në lidhje me këtë rastin e Xibrakës për Olsi Ramën, do të rikthehet në revansh për të bërë kundërsulm politik. Nga ana tjetër, pranon sfidën që ata që hedhin bombën e skaduar, tani duhet të nxjerrin një shpatë më të madhe, sepse për të mbrojtur dinjitetin e Olsi Ramës, por edhe unitetin e Partisë Socialiste, duket se zbret në fushë Edi Rama. Është pak si e ekriptuar, por deri këtu mund te shkojë.
Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se Edi Rama nuk ka ndërmend të kthehet në politikën e brendshme, por të merret me politikën e jashtme.