BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

“O unë, o Gazi në burg”/ Minxhozi nuk përmbahet: Akuzat e Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit vijnë si një ‘bombë e kronometruar’, në një kohë kur ishte...

“O unë, o Gazi në burg”/ Minxhozi nuk

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka paditur në SPAK Gazment Bardhin pas akuzave të tij për lidhje me një grup të trafikut të drogës. Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në një emision televiz tha se me padinë e Olsi Ramës, SPAK ftohet që të shqyrtojë nëse ka apo jo elementë penalë.

“Duket se në procedurë ka një ndryshim thelbësor që nëse vërtetohet ajo që përflitet dhe duket se është reale se Bardhi ka bërë zhurmë të madhe politike, përfshirë mediat. Nga ana tjetër, në aspektin ligjor, nuk duket që të ketë bërë një padi të mirëfilltë ndërkohë që në rastin e Olsi Ramës ka një padi të mirëfilltë penale. Pala akuzuese do të duhej të bënte padinë nuk e bën dhe pala e akuzuar që bën padinë dhe ndryshimi është që nëse në rastin e zotit Bardhi nuk është një padi në procedurë, pra një padi klasike siç e kërkon ligji, atëherë SPAK mbetet në të drejtën fakultative për ta nisur ose jo hetimin siç mund të jetë edhe sot, ndërkohë që me padinë e Olsi Ramës, drejtësia ftohet proceduralisht që të shqyrtojë nëse ka element të veprës penale në formën e argumentave të akuzës apo shpifjes ndaj personit të akuzuar.“, u shpreh Minxhozi.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se akuzat e Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit vijnë si një ‘bombë e kronometruar’ në një kohë kur ishte arritur një marrvëeshje mes PS dhe Rithemelimit.

Momenti i parë është që kjo nuk është akuzë e re por e ricikluar, e gjykuar sepse ka kaluar në dy shkallë dhe ka marrë përgjigje negative si akuzë. Personi me targën e makinës nuk është identifikuar si Olsi Rama. Nuk përputhen me provat që dy instanca gjyqësore shtjelluan. E dyta, Gazi është opozitar dhe mund të ketë të drejtë ta hapë një çështje dhe të sulmojë kryeministrin por gjëja që më bën përshtypje është momenti i zgjedhur, në kohën kur po lulëzonte një marrëveshje ndërmjet Rithemelimit dhe maxhorancës. Është një klimë e cila nuk parashikonte një rrufe të kësaj natyre, një goditje nën brez, sepse kemi një lajm të vjetër që riciklohet për të krijuar nervozizëm tek familja e kryeministrit. Dyshoj se këtu po krijohen disa aleanca fluide, përtej të majtës dhe të djathtës. Duket që është një bombë e kronometruar që të plasë në një moment të caktuar përpara një ofensive, bomba trullosëse për të spostuar vëmendjen nga një super lajm që po artikulohej në opinionin publik.”, tha Zheji.

 

Më të lexuarat