BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Politike

Alqi Bllako lirohet nga qelia, gazetari zbardh detaje të reja: Ky vendim mund t’i hapë rrugë ish-ministrit për...

Alqi Bllako lirohet nga qelia, gazetari zbardh detaje të reja: Ky vendim

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është liruar nga qelia, pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e tij për masë sigurie më të butë.

Gjykata pranoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

Ndërkohë gazetari Eni Ferhati, në një intervistë televizive është shprehur se ky vendim mund t’i hapë rrugë dhe ish-ministrit Lefter Kokës për zbutjen e masës së sigurisë.

Edhe Koka i cili ndodhet në burg pasi akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve ka kërkuar një masë më të butë sigurie, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Nuk dihet arsyeja që Gjykata ka vendosur të zbusë masën e sigurisë në arrest shtëpie. Në kërkesat e mëparshme Bllako ka pretenduar për shkak të rrethanave të tij familjare se duhet t’i jepej një masë më e butë sigurie.

E marrë në një kontekst më të gjerë, ku ka dhe persona të tjerë që akuzohen për inceneratorët, ndër to dhe ish-ministri Lefter Koka, të cilit i është refuzuar një masë më e butë sigurie, madje deri  në Gjykatën e Lartë, ndoshta ky mund të jetë një precedent që do i hapë rrugë dhe lirimit të Lefter Kokës në një masë më të butë, përsa kohë ai ka kërkuar ndryshimin apo zbutjen e masës së sigurisë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi Koka ka qenë i shtruar dhe në spitalin e burgut për shkak të komplikacioneve shëndetësore”- deklaroi Eni Ferhati.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.