Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pas operacioneve të fundit të Policisë së Shtetit për ekstradimin e disa të kërkuarve. “Policia e Shtetit bashkëpunon intensivisht me policitë homologe, në koordinimin e INTERPOL, duke siguruar rezultate pozitive në gjetjen dhe ndalimin e autorëve të veprave penale në kërkim nga drejtësia. Vetëm gjatë 24 orëve, Forca Operacionale ka ndaluar dhe shtetas të huaj në kërkim nga dy vende, si dhe u ekstraduan katër shtetas”, nënvizoi Balla.
Ministri theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë të Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim ndalimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht.