BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x
BREAKING NEWS

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit
x
BREAKING NEWS

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e
x
BREAKING NEWS

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon pasojat e rënda ndaj bizneseve

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën
x

Politike

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka folur në lidhje me situatën brenda PD-së, teksa ka thënë se ka pasur tentativa për bashkimin e palëve prej muajsh, por ka pasur një refuzim të prerë nga ana e Sali Berishës.

Në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Bardhi zbuloi detaje nga prapaskenat në mbledhjen e PD të drejtuar nga Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit ku konfirmoi emrat e Jonila Godoles dhe Roland Bejkos për Tiranën, por tregoi se ka edhe më shumë emra të tjerë që janë propozuar nga Kryesia.

“Ne nuk kemi dalë tani me kandidatë, strukturat kanë propozuar kandidatët e tyre, ku 4 apo 5 janë miratuar në nëntor të vitit 2022. Një pjesë prej tyre kanë nisur prej kohësh, edhe para Primareve, kanë nisur fushatën. Nuk po dilet tani me kandidatë. Ajo që kemi tentuar dhe kemi parë si zgjidhje ka qenë unifikimi me një kandidat.

Kemi ofruar gjithçka që mund të ofrohej nga pjesa ku unë bëj pjesë. Për hir të demokratëve, kemi ofruar disa zgjidhje në mënyrë të vijueshme prej 6 muajsh por nuk kemi marrë kurrë një zgjidhje nga grupi i zotit Berisha.

Negociatat me Palokën vazhduan deri sa pati një përgjigje të prerë nga zoti Berisha. Pati një refuzim të plotë për të gjetur zgjidhje, ne e ofruam zgjidhjen dhe Alibeaj doli me një qëndrim publik për ofertën tonë, por pati refuzim pa dhënë shpjegim. Ka një skenar për të përplasur demokratët mes vetes për zgjedhjet e këtij viti. Nuk ka asnjë dallim me situatën sot me atë që ndodhi në vitin 2019. Është njësoj si të mos hysh fare në zgjedhje, dhe të hysh në zgjedhje me dy kandidatë duke i dhuruar fitoren Edi Ramës.

Si do bëhemi të besueshëm për shqiptarët kur nuk merremi vesh me njëri-tjetrin. Ne kemi bërë çdo përpjekje për të pasur një kandidat dhe sërish do përpiqemi. Ka një refuzim dhe kolegët kanë vendosur të shkojnë në një parti tjetër, gjë që nuk u shkon atyre. I takon asaj pjese të PD-së, pra neve të tregojmë përgjegjshmëri për situatën ku ndodhemi. Kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin kanë qenë në tryezën tonë prej disa ditësh. Do të shohim se çfarë do vendosë sot kryesia e PD-së.

Nëse më pyet mua si demokrat nëse do mbështes një parti tjetër, kjo nuk do ndodhë kurrë. Unë jam në PD për vlerat që përfaqëson. Nuk mund të shkoj në parti të tjera që vlerësojnë parime të tjera.

Bejko dhe Godole nuk janë të vetmit që janë propozuar për bashkinë e Tiranës nga strukturat, ka edhe më shumë emra. Nuk ka ende një vendimmarrje, por ka më shumë se 2 emra. Nuk mund të nxjerr dokumentet që kemi në tryezën e punës”, tha Bardhi.