Kreu i LRE Arian Galdini në një emision televiziv, u pyet për raportet aktuale mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në një kohë që kanë ndalur akuzat ndaj njëri tjetrit.
“Berisha do rendë drejt bashkëqeverisjes me Ramën. Basha i duhet Berishës për të gjitha versionet e mundshme. Ai njeri krijon turbulencë duke menduar se cila nga variablat mund të japi rezultat në raport me ndërkombëtarët. Ngërçi i Berishës është post-blloku që i bëjnë ndërkombëtarët.
Berisha kë kulturë ka me kundërshtarët, i merr i shan i hedh poshtë i shkel me këmbë, i rreh. I merr përsëri, nuk i lëshon. E vetmja shpresë që i ka mbetur Berishës është Rama. Po të arrijë Rama t’i ketë punët mirë me Biden Berisha është i qetë”, tha Gadini.