BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Politike

“Berisha nuk mund të hetohet për një vendim kolegjial”, Sula zbulon detajet e bujshme: Ja për çfarë nuk negocioj me ish-kryeministrin

“Berisha nuk mund të hetohet për një vendim

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Sa i përket bashkimit mes demokratëve, Sula u shpreh se ai i mbetet qëndrimit të tij “të panegociueshëm” me Berishën dhe mbështetësit e këtij të fundit.

Ai u shpreh se qëndrimi ndaj ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi nuk do të ndryshojë për të.

Sipas tij brenda SPAK përveç kryeprokurorit Dumani apo prokurorë të tjerë të pakorruptuar, ka edhe segmente që janë të rreshtuara më pranë mazhorancës.

Sula shtoi se Berisha nuk mund të hetohet për një vendim kolegjial, ndërsa për rastin e inceneratorëve nuk ndiqet e njëjta metodë.

“Problemi është mjaft kompleks, por i mbetem qëndrimit tim se dy gjëra janë të panegociueshme me Berishën dhe mbështetësit e tij. Unë kam një qëndrim tjetër, por edhe sa i përket reformës në drejtësi që Berisha dhe të tjerët e kanë votuar. Tashmë që bëhet fjalë për SPAK dhe GJKKO unë kam një qasje tjetër.

Pas vitit ’90 këta janë rinovuar nga pushteti komunist dhe bëjnë sikur nuk pengojnë drejtësinë, dhe opozita fatkeqësisht përdor muskujt, pra fjalët dhe nuk ka përdorur mendjen. Në aparencë këta duken sikur e mbështetin reformën në drejtësi, atë nuk e ka bërë PS.

Unë për zotin Dumani mund të them që është njeri i pakorruptuar dhe i ndershëm, ka edhe kolegë të tjerë të tillë. Por ka edhe segmente edhe në SPAK që mendoj se janë më afër mazhorancës apo interesave të tjerë. Nuk mund të hetohet Berisha për një VKM kolegjiale, ndërsa të gjithë personat nën zotin Berisha nuk janë hetuar fare. Për rastin e inceneratorit që flitet për VKM, kur hetohet drejtori, shoferi, etj, këta që kanë firmosur VKM si Berisha nuk hetohen. Ka dy standarde.

Është hera e parë që një amnisti po bëhet në një mënyrë të njëanshme, gjithmonë është bërë mes mazhorancës dhe opozitës së bashku me ekspertë. Amnistia duhet të bëhet, por ajo është një dështim i shoqërisë. Unë nuk jam kundër amnistisë, por duhet një studim i hollësishëm. Mazhoranca duhet të bashkëjetojë me ne. Për dy vite ne kemi bashkëpunuar me mazhorancën edhe pse nuk na merreshin parasysh iniciativat ligjore. Ne kemi kërkuar të drejtat që na jep jo mazhoranca, por kushtetuta”, u shpreh ai.

 

Më të lexuarat