BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe jovetëm. Gjatë një interviste, avokat Ngjela zbuloi se pse kryeministri Ed Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij. Po ashtu, zoti Ngjela tregoi edhe arsyen që mund të ketë detyruar gjykatësen e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin, i cili së bashku me vjehrrin e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë rënë në radarët e Prokurorisë Speciale (SPAK) sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ndërkohë ai ndër të tjera zbuloi se si do të shkojë Shqipëria drejt shembullit italian, teksa sipas tij, prokurorët që do të luftojnë kundër mafies mund të bëhen figura të mëdha politike.

-Avokat Ngjela, Lulzim Basha pak ditë më parë mblodhi eksponentë të opozitës për të diskutuar për reformën zgjedhore. Plani i tij konsiston në lista të hapura, barazia e votës dhe në votimin e diasporës, çfarë ndryshimin mund të sjellin këto ndryshime?

Risia është listat e hapura, kot lodhen në Shqipëri duhet kthyer maxhoritari i pastër. Kjo është demokracia, përplasja mes tyre e mazhorancës dhe e opozitës, me emra konkret në zona të caktuara zgjedhore. E shikoni se si është katandisur parlamenti me listat e partive, me kukullat të mara nga kryetar të partive, janë vetëm 2 ose 3 vetë që flasin të tjerët për ca duhen. Parlamenti është përplasje idesh për zhvillim kombëtar, për paqen e brendshme të shoqërisë dhe për krijimin e karakterit historik të zhvillimit të një kombi. Këta janë uzurpator pushtetesh  kanë marr dy partitë e mëdha dhe bëjnë si duan vet, nxjerrin një listë atje që janë pa vlerë. Parlamenti nuk ka një elokuent që të mbaj një fjalim dhe të jap një ide, nuk ka moment konceptual, del Saliu flet asnjë koncept, ku ka mendim politik pa një koncept. Kur i dëgjoj unë këto më kujtohet një shprehje që tha ciceroni: “Fjalë, fjalë përveç fjalëve asgjë”. E njëjta gjë edhe me këta, dëgjojini dhe shihni se nuk thonë asgjë.  Duhet përplasje ballë për ballë, atëherë kryetarët e partive që i kanë uzurpuar do detyrohen që të nxjerrin intelektualizmin në lojë.

-Nëse këto propozime do të konkretizohen brenda komisionit të reformës zgjedhore, a do duhen ndryshime kushtuese?

Por kryetarët e partive rrëzohen po të dalin ballë për ballë. Ku fiton dot Rama, ku fiton dot Saliu me një elokuent që i del përpara, ai ikën, shkon në shtëpi. Këta marrin njerëz të panjohur fare dhe i sjellin në Parlament. Si mund të jesh ti deputet kur je i panjohur, nëse do ishe ballë për ballë në një zone zgjedhore do të njihte zona, do dilje në fushatë, do dilje në shtyp, do prezantoje idetë e tua. Një post parlamentar fitohet me ide dhe nuk fitohet se je i partisë.

-Do ishte zgjidhje sistemi mazhoritar i pastër për të afruar intelektualët?

Sigurisht që po. Në çdo zonë zgjedhore kudo që del një deputet ka një përplasje shumëpalshe që nuk mund të përplaset vetëm më ide, këta nuk kanë ide. Kush ka ide nga këta? Unë mund  të them se ca do  të thotë votim i lirë dhe votimi i lirë do të thotë personalitete të ndryshme që njihen në opinion publik dhe përplasen me njëri-tjetrin me ide dhe të tërë ata në grup i japin mundësi elektoratit që të zgjedh më të aftin.  Merrni kryetarit e partive kur flasin pa letër nuk kuptoni asgjë.  Si mund të jetë kryeministër një njeri që nuk ka mundësi që të operojë me konceptet. Në Shqipëri  nuk ka hyr akoma koncepti, por ka vetëm fjalë.

-Pas aksionit opozitar në parlament ka pasur një reagim të ambasadave që theksonin nevojën e një normaliteti, sipas jush kujt i janë drejtuar?

Ata u ngritën kundër asaj që u hodhën karriget. Nuk ka pushtet gjyqësor. Po të kishte duhet që ti rraste brenda dhe të mos pyeste fare. Si mund të bësh ti këtë, kush janë këta? Këta hiqen sikur janë Aleksandri i Madh i Maqedonisë, nuk thonë asgjë. Nuk është faji i atyre, por atyre që i zgjedhin. Pa shiko njëherë në parlamentet e perëndimit minimumi 70 për qind janë avokatë. Janë njerëz që njohin ligjin, si mund të drejtosh shtetin ti me fjalë. Ne jemi në krizë mendore.  Me këta do tallet historia, do marrin Saliu që nuk flet asgjë dhe do tallen, do marrin atë tjetrin që flet vetëm broçkulla dhe do të tallen sepse do vij një moment që do  të fitoj intelektualizmi.

-Ka një sërë dosjesh në SPAK për kryebashkiak, ish-deputet, a do ti çoj deri në fund SPAK këto hetime edhe pse duhet se janë të shantazhuar?

Nëse janë të shantazhuar dhe kanë frikë duhet atëherë të japin dorëheqjen. Të shkojnë ata që janë trima. Si mund të mbaj një frikacak  kolonat e shtetit? Frikacaku ikën  dhe tërheq edhe kolonat me vete, ne nuk na duhen frikacak.

-Si e keni parë arrestimin e Erzen Breçanit dhe dhjetëra urdhër arreste që tjera që u dhanë?

Krimi këtu ka qenë dhe vazhdon që të jetë fenomen. Nuk luftohet fenomeni me raste, nuk ikën ky lloj mentaliteti ose ky fenomen duke goditur ti disa raste, goditet me forcë të plotë. Shtetet e tjera në Perëndim si e kanë goditur, kanë filluar kështu si ne dhe më pas kanë përfunduar në juntë ushtarake. Këta kanë vjedhur miliarda lekë dhe i kanë në offshore. Në Shqipëri fenomenin  e korrupsionit e di i madh dhe i vogël, nuk  ka shqiptar që se di që shteti vjedh dhe nëse do filloj një goditje drastike do ngrihet optimizmi i shqiptarëve për të ardhmen dhe nuk do largohen nga vendi.

-Ekziston ideja se Shqipëria mund të bëhet republikë e prokurorëve,  pra a është qëllimi që të ndryshojmë klasën politike nëpërmjet drejtësisë?

Ne kemi shembullin italian, ata prokuror që shkëlqyen në luftën kundër mafies u bënë figura të mëdha politike. Por, çfarë ndodh nëse prokurori merr fuqi që ka goditur kriminalitetin dhe ka marr simpati në opinion publik, ky bëhet deputet, nuk është hajde prokuror këtu dhe na drejto. Ka ndodhur shumë në perëndim nga këto, ata prokuror që kanë luftuar krimin janë bërë figura të mëdha politike, jo vetëm të kohës, por edhe të historisë. Këta dalin dhe flasin po janë hajdut, janë skllevër të gabimit të tyre. Nuk ikin duan ta mbajnë me çdo kusht pushtetin dhe pastaj flasin nga këto non senset që dëgjojmë ne. Ligji elektoral duhet që të bëhet mazhoritar i pastër një për një, tani marrin kë të duan, njëri merr një nga fisi, tjetri merr një nga fshati.

-Është ndryshuar masa e sigurisë ndaj Malltezit, si e shihni?

Nuk e dimë sepse ai mund të ketë paraqitur një raport. Këto ndodhin sepse ai mund të ketë paraqitur një raport sepse nuk rri dot në paraburgim. Këtë se dimë se cila ka qenë arsyeja.

-Ka shumë kryebashkiak socialist që janë paraqitur në SPAK, a duhet kjo gjë që të sillte edhe një reagim nga PS, a ka përgjegjësi edhe partia?

Po të kishte ndodhur në perëndim një fenomen i tillë, sepse ky është fenomen kryeministri do jepte dorëheqjen. Po ti ndodh një kryeministri në perëndim të gjithë japin dorëheqjen për ti treguar opinionit publik që nuk kam gisht në këtë gjë. Ata se japin se kanë frikë, por për të thënë që unë jam i pastër. Kurse këta rrinë bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Mosdhënia e dorëheqjes tregon se je i implikuar.

 

 

  

 

   

 

Më të lexuarat